Kur tifozët e Tironës shpërthenin në thirrje: Erion Braçe bibilushi la-la…

09:13, 06/07/2024
A+ Aa A-

Erion Braçe është nga të rrallët politikanë në Shqipëri e me gjerë ndaj të cilit oshtijnë stadiumet në tallje publike në kor.

I tillë trajtohet Braçe edhe në radhët e Rilindjes, pasi Edi Rama ia di dobësinë, mungesën e karakterit, dhe herë pas here e përdor për t’u çjerrë në Kuvend apo para gazetarëve sipas rastit e nevojës.

Kështu e përdori edhe në rastin e arrestimit të Ilir Beqajt, i cili iu dorëzua SPAK-ut nga Rama se ka vjedhur fondet e BE-së, për ta përdorur si fasadë për mbulimin e vjedhjes së miliona eurove në sistemin shëndetësor.

Dhe njeri më ideal se Erion Braçe për ta lëshuar të bëjë avokati të çartur për këto raste nuk ka.

Erion Braçe çirret shpesh nëpër rrjetet sociale e në Kuvend se kinse i digjet barku për fermerët. Por për të kuptuar se gërthitjet e Braçes për fermerët janë një hipokrizi e gjallë, mjafton të shohësh qëndrimet e tij për vjedhjen e fondeve të BE-së për bujqësinë shqiptare. Përveç grindjeve për fasadë me ndonjë anëtar të Rilindjes, Braçe nuk foli kurrë me emra për hajdutëve që vodhën paratë që u nisën për fermerët dhe përfunduan në xhepat e rilindjes e miqve të saj.

Braçe nuk foli as pas përfundimit të hetimit nga BE dhe vendosjen së masës për bllokimin e fondeve, nuk kërkoi të mbajnë përgjegjësi vjedhësit, shokët e tij.

Braçe që flet për çdo gjë dhe hesht pasi i hedhin kockën, ka edhe një pasion tjetër, ulërimat dhe fyerje ndaj tifozëve të skuadrave të ndryshme të futbollit, veçanërisht atyre të Tiranës.

Por tifozët bardhë e blu kanë qenë më të qartët dhe ndoshta më largpamësit në leximin e karakterit të tij.

Më poshtë po risjellim një video ku mijëra tifozë të Tironës e tallin Erion Braçen në kor duke i thirrë në rrugët e qyteti, stadium e kudo ku janë grumbulluar, “Erion Braça bibilushi, la la la… Erion Braçe bibilushi…la la la”.

Dhe metaforë më të qëlluar për të portretizuar këtë karakter politik nuk mund të kishte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco