SYRI TV/ Dështon seanca për masën e Ilir Beqajt, avokatët kërkojnë kohë të njihen me aktet

22:06, 05/07/2024
A+ Aa A-

Dështoi seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ilir Beqajn dhe personat e tjerë nën akuzë për dosjen e SASPAC.

Shkak u bë kërkesa e avokatëve për më shumë kohë që të njihen me aktet hetimore. Mbi ish-ministrin e shëndetësisë rëndojnë akuzat për 3 vepra penale.

SYRI TV

Ka dështuar seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe 7 persona të tjerë lidhur me dosjen e SASPAC.

Shkak u bë kërkesa e avokatëve për t;iu dhënë më shumë kohë që të njihen me aktet, duke çuar në shtyrjen e seancës për të shtunën e 6 korrikut në orën 12:30.

Ndërkohë, ky është momenti kur Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla që ndodhen në arrest në burg, paraqiten në katin e nëndheshëm të GJKKO-së, të shoqëruar me forca të shumta policie.

Ndërkohë nga dyer kryesore të gjykatës u panë të fute personat me masë arresti shtëpie apo detyrim paraqitje, si Elton Marini, Bledar Leka, Marinela Jazoj e Bjona Ziaj.

Ilir Beqaj akuzohet për korrupsion pasiv, refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive

si dhe shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj akuzohet për Mashtrim, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera. Alfred Nikolla, me masë siguri të njëjtë me dy të parët, akuzohet për korrupsion aktiv.

Ndërkohë masa e sigurisë arrest në shtëpi, nuk është ekzekutuar ende për Gazmend Haxhian pasi ndodhet jashtë vendit dhe që akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Personat e tjerë nën hetim, akuzohen për mashtrim me pasoja të rëndë e korrupsion aktiv.

Vlera e përfituar nga Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij përmes fondeve kryesisht të Bashkimit Europian është e papërfillshme, me koston që kanë shkaktuar në xhepat e qytetarëve, koncesionet e shëndetësisë që shkojnë në mbi 200 milionë euro.

E teksa për këto të fundit, Ilir Beqaj u amnistua, SPAK nuk kreu prangat ndaj tij për disa miliona lekë me paratë e europianëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco