Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO/ Berisha: Tuneli i 180 milionë eurove u bë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro

VIDEO/ Berisha: Tuneli i 180 milionë eurove u bë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro

20:59, 05/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ndërtoi tunelin e Llogarasë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro.

‘Tuneli i 180 milionë eurove u bë për hotelet e 10-15 zengjinëve që peshojnë Ramën me euro’, theksoi Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, 180 milionë mund të rindërtoje të gjithë rrjetin ujor dhe furnizimin me ujor, të gjithë rrjetin e furnizimit me energji elektrike, të gjitha rrugët jo vetëm të hapësirës Palasë-Qeparo, por nga Semani në Konispol.

Propagandë e çmendur, media të blera, mashtronin gjithë ditën shqiptarët.

180 milionë deklaronte Ballukja.

140 milionë raportone Tele-Tuneli.

Nuk ndodh kund në botë si këtu.

Ja ku është tuneli i Elbasanit, i takon investimi 32 euro për banorë, po të kemi parasysh banorët e Shqipërisë së Mesme dhe Juglindore, banorët e Maqedonisë që mësyjnë Durrësin, Tiranën dhe plazhet e vendit.

Krahasoni pak 32 euro investim për qytetarët nga paratë tuaja me 12 mijë euro në kulmin e turizmit. 45 mijë euro në tetë muajt e vitit.

Të sillesh në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve do të thotë se nuk ke asnjë normë morale.

Ata, të cilët pretendojnë se u afrua jugu, u them se nuk keni nocionet elementare të gjeografisë së Shqipërisë.

Jugu i Shqipërisë është Saranda, Delvina, Gjirokastra.

Ato e kanë zgjidhur aksin.

Kanë bregun e Vjosës, Kardhiq-Delvinën.

Dhe kush do të ndihmojë më shumë, korridori i jugut, por jo tuneli i 180 milionë eurove për 10-15 hotele që ndodhen në breg.

Për 10-15 zengjinë që peshojnë Ramën me euro.

Ky është shteti pra.

A mbahet ky shtet?

Duhet të përmbyset një minutë e më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco