Bashkia nën korrupsionin e Veliajt/ Kalaja: Kryebashkiaku ende në liri, SPAK nuk po zbaton Kushtetutën

19:47, 05/07/2024
A+ Aa A-

Në Tiranë, ditën e sotme përkrahës të opozitës protestuan përsëri para bashkisë së kryeqytetit, duke kërkuar largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Ata dogjën disa goma automjetesh në hyrjen e bashkisë, duke bërë thirrje për hetime të thelluara mbi aktet korruptive në këtë institucion.

Adriana Kalaja, drejtuese e komisionit të apelimit në PD e ftuar në edicionin e orës 19:00 në 'Syri Televizion' me moderator Edvin Parruca u shpreh se SPAK është ngritur enkas për korrupsionin dhe për nivelin ku ndodhet korrupsioni në këtë vend duke u shtuar vit pas vit tregon se SPAK jo vetëm nuk ka bërë detyrën, por i ka shërbyer qeverisë.

“Është absurde që ne qoftë edhe si qytetarë apo aktivistë që kemi marrë një angazhim për të luftuar korrupsionin, për t’i dhënë të vërtetat e për të vënë drejtësinë në vend po gjejmë një derë të mbylluar e një vesh të shurdhët nga SPAK”-u shpreh Kalaja.

Adriana Kalaja:

“Unë mendoj që përveçse është e vënë komplent në shërbim të interesave të drejtuesit ilegjitim të bashkisë, nga ana tjetër shikoj edhe një angazhim maksimal nga ana e prokurorëve të SPAK, kryesisht e drejtuesit të saj për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga ajo që po ndodh në Bashkinë e Tiranës nga skandale edhe më të mëdha që po ndodhin me të gjithë qeverisjen e Ramës.

Edhe ai patjetër është ilegjitim në postin e tij sepse ne e dimë shumë mirë se si u procedua me zgjedhjet e vitit 2021 dhe ajo që është më pikëpyetje të mëdha duke na lënë një shije të hidhur me suksese imagjinarare të drejtësisë është se SPAK përveçse nuk zbaton detyrat e ligjit e Kushtetutën në një formë është kthyer në një zjarrëfikse për Bashkinë e Tiranës.

Është absurde që ne qoftë si qytetarë apo aktivistë që kemi marrë një angazhim për të luftuar korrupsionin, për t’i dhënë të vërtetat e për të vënë drejtësinë në vend dhe nga ana tjetër gjejmë një derë të mbylluar e një vesh të shurdhët nga SPAK, pasi prokurori është ngritur enkas pasi ne e kishim një të tillë më parë.

SPAK është ngritur enkas për korrupsionin dhe për nivelin ku ndodhet korrupsioni në këtë vend duke u shtuar vit pas vit tregon se SPAK jo vetëm nuk ka bërë detyrën, por i ka shërbyer qeverisë.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco