Vasili: Mjerisht Presidenca sot nuk është asgjë më shumë se sa një apendiks i Qeverisë

Vasili: Mjerisht Presidenca sot nuk është asgjë më shumë se sa një apendiks i Qeverisë

18:28, 05/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PL Petrit Vasili, ka reaguar në rrejtin e tij social Facebook mbi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , i cili ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Vasili shprehet se mjerisht Presidenca sot nuk është asgje më shumë se sa nje apendiks i Qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

Dekret i Presidentit per Himaren nul, pa pritur ankimimin!(DOKUMENTI).

Vendimi i soten i KQZ per mandatin e Fredi Belerit ne piken 3 te tij njeh te drejten e ankimit ne KAS brenda 30 ditesh.

Por Presidenti nxitoi te dekretonte daten e zgjedhjeve te reja per Bashkine e Himares.

Presidenti nuk ka asnje te drejte kushtetuese te mohoje te drejten universale kushtetutuese te ankimit te nje vendimi te njohur edhe ne Kodin Zgjedhor.

Mjerisht Presidenca sot nuk eshte asgje me shume se sa nje apendiks i Qeverise.

Shteti ligjor nuk ekziston as per Kreun e Shtetit dhe paligjshmeria rilindase ka pushtuar çdo zyre shteti perfshire edhe Presidentin.

Shihni Vendimin e sotem te KQZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco