SYRI TV/ Propaganda me Tunelin e Llogarasë kalon limitet, qeveria bën inagurimin me kënge dhe valle

17:45, 05/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama inaguroi sot tunelin e LLogarasë, për të cilin pas koaludimit disa javor, qytetarët do të paguajnë  5 euro  për të kaluar në  të.

Përfaqeuesit e qeverisë, shmangën të gjitha deklaratat për kostot e tunelit, duke u fokusuar te propaganda me valle dhe kenge, të kushtuara kryeministrit.     

 

Propaganda qeveritare ne inaugurumin e tunelit te Llogarasë ka kaluar ccdo lloj niveli të imagjinates. Skenari i qeverise kete here ngriti edhe te semuret nga shtrati i vdekjes.

Me pas vendi ju la, grupe polifonike me këngë të dedikuar për udheheqesin….

Por hapja e tunelit nuk ishte gezimi I vetem…

Pas festimeve dhe kolaudimit  disa javor te tunelit,qytetarët   do të paguajnë 5 euro per cdo kalim, në këtë tunel që lidh zonën e Dukatit me atë të Palasës, ndërsa kostoja për ndërtimin e  tunelit është rreth 180 mln euro. 

Por njerezit e mazhorances, vijojne te jenë te kompleksuar nga tunelet e ndertuara nga Qeveveria paraardhese ne Rrugen e kombit dhe ne elbasan, kostoja e te cilave ishte shume here me e ulet.

Tuneli ka një gjatësi prej 6 kilometra dhe shkurton kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut të Shqipërisë, duke lidhur Dukatin me  zonën e Palasës.

Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco