Cara: 11 korriku nuk do të jetë protesta e opozitës, por e shqiptarëve!

Cara: 11 korriku nuk do të jetë protesta e opozitës, por e shqiptarëve!

13:34, 05/07/2024
A+ Aa A-

Nga Igli Cara.

Për një Shqipëri me shpresë e besim!

Çdo takim një hap më shumë drejt bashkimit, për të ndalur këtë pengmarrje të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Çdo ditë e më shumë kësaj qeverie po i çirret maska, duke nxjerrë në dritën e diellit të vërtetat edhe për ata, që nuk duan të shohin.

Rama & Co janë mallkim i këtij vendi, që po zbrazet dita-ditës, sipas strategjisë së mirëmenduar dhe të vënë në zbatim në më shumë se 10 vite.

Në çdo sektor, pa kursyer as shëndetësinë, ku bëhet fjalë për jetën, po grabiten paratë e shqiptarëve.

Bashkë në 11 korrik për të protestuar për pagat dhe pensionet mishëruese; për pronat dhe taksat e vjedhura; për shëndetësinë që, jo vetëm nuk është falas, por të zhyt në borxhe; për shkollat, që po boshatisen; për ekonominë e zhytur në krizë; për Shqipërinë e premtuar në 3D, por të grabitur në realitet!

11 korriku nuk do të jetë protesta e opozitës, por e shqiptarëve!
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco