Pano: Qytetarët nuk tërhiqen derisa Veliaj të përfundoj në burg! Bashkë në 11 korrik, të protestojmë kundër aferave të qeverisë

Pano: Qytetarët nuk tërhiqen derisa Veliaj të përfundoj në burg! Bashkë në 11 korrik, të protestojmë kundër aferave të qeverisë

11:42, 05/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i këshillit bashkiak, Jonathan Pano në fjalimin e tij në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës tha se misioni i qytetarëve për të çuar Veliajn pas hekurave, për të gjitha aferat e tij, do të shkojë deri në fund.

“Qytetarë të Tiranës, për të 15-ën herë kemi qënë këtu përpara Bashkisë për të protestuar dhe nuk dorëzohemi deri në fitore. Kam një mesazh për Erion Veliajn – Do përfundosh në burg për aferën më të madhe në historinë  e Shqipërisë, për vjedhjen e inceneratorit do përfundosh në burg, për afersën e 5D do përfundosh në burg, për shfaqjen e turpshme te liqeni i Tiranës do përfundosh në burg dhe ne nuk dorëzohemi sepse ne jemi njerëz të lirë dhe përballë korrupsionit ne zgjedhim të jemi të lirë, përballë hajdutëve dhe mafiozëve ne zgjedhim të jemi të lirë. Nuk do dorëhiqemi derisa bashkia  e Tiranës të jetë çliruar .

Më datë 11, të enjten të gjithë të jemi përpara kryeministrisë për të protestuar jo vetëm për bashkinë e Tiranës por për të gjitha aferat që po ndodhin në Shqipëri. O sot, o kurrë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco