KAFE SHQETO/ Paloka: Rama nuk ikën me fjalë, ai njeh vetëm forcën...

10:04, 05/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në 'SYRI TV' për të diskutuar mbi situatën politike në vend ishte deputeti i PD, Edi Paloka.

Paloka është shprehur se arrestimi i Ilir Beqajt u bë për mijëra euro që ka dërguar në restorantin e tij dhe jo për miliona euro që ka vjedhur nga koncesionet në shëndetësi.

"Ky parlament nuk më ngjall më asnjë habi. Këtu skandalet janë bërë të përditshme dhe të refuzosh interpelancën me kryeministrin, se këto janë çështje private të Ramës, është skandaloze.

Kryeministri bashkëpunon me spiunë dhe organizata kriminale, dhe të refuzosh interpelancën me justifikimin se janë çështje private, nesër mund të mblidhen dhe të përjashtojnë opozitën nga parlamenti vetëm pse kanë numrat.

E vetmja zgjidhje këtu është rruga dhe qytetarë të marrin fatet e veta në duar pasi ky parlament e ka humbur funksionin. Dje u arrestua Beqaj, ky hajduti që u ka shkaktuar shumë dëme shqiptarëve duke qenë ministër shëndetësie. Janë 12 vite të qeverisjes së majt që u ulin fondet mjekësisë, arrestimi i Beqajt ishte i shumëpritur nga shqiptarët dhe ai nuk u arrestua për miliona euro që u ka vjedhur shqiptarëve, por për disa mijëra euro që ka dërguar në restorantin e tij nga fondet e BE-së.

Ai do të dënohet për shpërdorim detyre duke bërë disa muaj burg dhe të mbylli gojën për shefin e tij e në fund të dalë e të shijojë milionat që ka vjedhur, ndërsa i vetmi që ka refuzuar të zbatojë urdhrat e Ramës për të bërë pak burg ishte Ahmetaj.

Kjo është një shou me regji të Ramës dhe çudirat do të vazhdojnë."

Sipas Palokës, Edi Rama nuk ikën me fjalë, pasi ai njeh vetëm gjuhqn e forcës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco