Llangozi: Arrestimi i Beqajt i vonuar, po pse nuk prangoset Manastirliu?

Llangozi: Arrestimi i Beqajt i vonuar, po pse nuk prangoset Manastirliu?

09:44, 05/07/2024
A+ Aa A-

Si e gjykon av. Arben Llangozi, arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj nga SPAK dhe përse në këto momente? I ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, avokat Llangozi zbuloi disa hollësi mbi dëshminë e Beqajt në Prokurorinë e Posaçme dhe ndikimet e saj më lart.

“Për mua është i vonuar arrestimi i z. Ilir Beqaj, - tha Llangozi, - sepse në SPAK nuk është se ka vetëm një çështje të tij. Të mos harrojmë se Sterilizimi është një procedim, i cili nuk ka qenë hetuar siç duhet dhe padyshim që z. Beqaj në atë procedim është favorizuar, sepse duhet të ishte me masë arresti në burg, gjë që në këtë proces është favorizuar. Të mos harrojmë se nëSPAK janë dhe dy procese të tjera, të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me z. Beqaj. Kemi procedimin e Hemodializës, koncesion i dhënë nga z. Beqaj një kompanie që nuk kishte ekzistuar në momentin e bërjes së tenderit.

Kompania që ka fituar koncesionin e Hemodializës është krijuar rreth 6 muaj pas hapjes së procesit. Pasi në prokurimin publik u shpall koncesioni, morën pjesë disa kompani dhe u shpall një fitues. Ndërkohë, në përfundim, nuk u lidh kontrata në mënyrë të drejtpërdrejtë me fituesin, por rreth 6 muaj pas bërjes publik dhe njoftimit të fituesit, është lidhur kontrata me një kompani që është krijuar 6 muaj pas publikimit të këtij subjekti. Unë kam kontratën, kam momentin e krijimit të subjektit dhe këtu kemi një aferë korruptive të pastër. Unë nuk e kuptoj se çfarë pret më tepër SPAK për këtë çështje, e cila është në mënyrë të drejtpërdrejtë e kopsitur.

Në lidhje me faktin se si ose për çfarë arsye është arrestuar ditën e djeshme, unë mendoj se kemi një krisje midis Kryeministrit z. Beqaj.

Beqja ka mbajtur veten e vet në mënyrë të drejtpërdrejtë që të mos arrestohej për tenderin e Sterilizimit. Beqaj e kishte rregulluar procesin në një farë forme që të mos arrestohej për tenderin e Sterilizimit dhe në momentin që është pyetur nga Prokuroria e Posaçme, ai normalisht ka shitur Manastirliun. Ka thënë që nuk jam unë përgjegjës në lidhje me dëmin e shkaktuar; me të vërtetë kam lidhur një kontratë por është znj. Manastirliu  përgjegjëse sepse ka zbatuar  kontratën. Por ajo që ka bërë me dije Beqaj sërish në Prokurorinë e Posaçme, ka thënë që znj. Manastirliu në vitin 2016 në mos gaboj, në momentin kur ka marrë detyrën, ka ndryshuar kontratën, amendamentin dhe i ka shkaktuar dëm shtetit rreth 10 mln euro.

Kjo e ka irrituar kryeministri e Republikës së Shqipërisë sepse përveçse Beqaj ishte i implikuar në këtë aferë, ai implikoi edhe zonjën Manastirliu e cila në dijeninë time është në një procedim penal në Prokurorinë e Posaçme... është evident edhe dëmi që ka shkaktuar znj. Manastirliu, por SPAK si gjithmonë... .

Unë mendoj para këtyre provave të pastra të ndodhura në dosjen e prokurorëve, pse prokurorët nuk arrestojnë Manastirliun?

Pse prokurorët nuk e kanë arrestuar më parë Beqajn?  

Ç’janë këto hetime që zgjasin me vite? Hetimi e ka tre muaj, gjashtë muaj, një vit. Nuk mund të presim ne nga një hetim si Sterilizmi që ka zgjatur rreth katër vjet dhe të dalim në konkluzion selektriv se nuk janë këto prova.

A e ka pasur SPAK, shkresën e Manastirliut , amendamentin në dosje që i ka shkaktuar mbi dhjetë milionë euro dëm taksapaguesve shqiptarë?! E ka pasur. Pse s’e ka arrestuar?!

SPAK e ka favorizuar në mënyrë të drejtpërdrejt zonjën Manastirliu deri në këto momente; ka favorizuar zotin Beqaj sepse është implikuar edhe z. Beqaj. Z. Rama, mendoj unë, ka ndikuar në Prokurorinë e Posaçme duke i thënë që duhet të arrestohet se të mos harrojmë që kemi një sërë skandalesh të tjera në qeveri dhe z. Beqaj ishte i vjetër në këtë problem, ishte me “njollë në biografi” se ishte në hetim, kishte një masë sigurimi; pra, për t’i dhënë ushqim publikut, u bë kjo gjë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco