KAFE SHQETO/ Erion Dasho: Ministrja Koçiu, pjesë e bandës së Rilindjes

09:42, 05/07/2024
A+ Aa A-

Mjeku Erion Dasho i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, ka folur në lidhje me skandalet dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Dasho është shprehur se shqiptarët ende nuk e dinë se kush është ministre e Shëndetësisë. Ai i ka bërë thirrje, Albana Koçiut që t’i japë fund koncesioneve në shëndetësi, që u kanë marrë shqiptarëve deri tani, gjysëm miliardë euro.

‘Shqiptarët ende nuk janë mësuar se kë kanë ministre Shëndetësie. Albana Koçiu ka qenë një vizitore periferike në atë zyrë dhe ajo duke parë zullumet që kanë bërë dy paraardhësit e saj, ajo ndihet e frikësuar dhe duhet të jetë e frikësuar.

Ajo qëndron mbi 4 dosje krimi, të cilat kanë brenda shkelje të jashtëzakonshme dhe janë 4 koncensionet famëkeqe të shëndetësisë që u kanë marrë shqiptarëve gjysëm miliardë euro që janë para të marra direkt në taksa shqiptarëve dhe buxhetin e shëndetësisë, që janë abuzuar.

Dhjetëra herë më i lartë çmimi i sterilizimit, totalisht i panevojshëm check up, edhe ai koncesion që bën sens nga ana teknike për mua si mjek, koncesioni i dializës, pra kemi katër koncesione të panevojshme që dy paraardhësit e Koçiut kanë firmosur. 

Koçiu nëse do të duhet të ushtrojë përgjegjësinë si ministre, duhet që këto koncesione të paktën ti analizojë si pikëpamja e dobishmërisë dhe duhet ti shikojë të gjitha mundësitë ligjore që ka, pë të korrigjuar këto krime në shëndetësi.

Nëse Koçiu nuk e bën këtë gjë, ajo mund të akuzohet për mosveprim. Duke mos vepruar përballë këtyre krimeve që kanë ndodhur në shëndetësi dhe janë evidente sot, Koçiut ka për ti ngelur përgjegjësia që nuk ka reaguar për të korrigjuar këto krime.  

Ngjarja me mjekët e onkologjikut, tregon se edhe ministrja Koçiu është bërë pjesë e bandës së rilindjes, pjesë e skenarit të ndërtuar me shumë mjeshtëri nga Rama, që kur vëllai i tij të fillohej të hetohej për Xibrakën, që kur Erion Veliaj nxirrej para drejtësisë si pjesëtar i grupit kriminal, e shumë zullume të tjera të dala në dritë, ai dhe Albana Koçiu ndërtuan atë skenar të turpshëm me mjekët e onkologjikut dhe ministrja ishte aktore kryesore në këtë skenar’, tha Erion Dasho në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco