Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ikja e Kadaresë meritonte vetëm fjalën e sinqertë të letersisë dhe familjes dhe jo zukatjen e një insekti!

Ikja e Kadaresë meritonte vetëm fjalën e sinqertë të letersisë dhe familjes dhe jo zukatjen e një insekti!

09:24, 04/07/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Kadareja shkoi, ashtu i madh i veçantë, i papërsëritshëm si vetë jeta e tij në universin e letersisë ku ai e ka vendin e tij që ndrin!

Edhe ikja e tij natyrshëm duhej të ishte e veçantë dhe e papërsëritshme.

Edhe fjalët për të duhej të ishin të pakta sepse vepra e tij flet kaq shumë.

Edhe fjalët për të duhej të ishin të ndjera se madhështia e tij nuk e mbante dot hipokrizinë në këtë largim pa kthim.

Letërsia ishte dimensioni madhor, i sinqertë dhe identifikues i tij, letërsia dhe Kadareja janë përsonifikime të njëra tjetrës, ndaj edhe në ceremoninë e ikjes së tij fizike nga kjo botë duhej dhe pritej FJALA E LETERSISE dhe e letrarëve.

Familja ishte dimensioni tjetër, ai njerëzori, tokësori, i sinqerti, i prekshmi i tij dhe familja ishte ajo hapësire ku ai ndihej i sigurtë, i qetë dhe i rrethuar nga kujdesje e perkujdesje plot dashuri, qe kam pasur fatin ti njoh nga afër, ndaj duhej dhe pritej FJALA E FAMILJES.

Vetëm nëse vullneti i Ismailit do të ishte që të përcillej në heshtje atëherë as këto dy fjalë nuk do të shqiptoheshin.

Por që ikja e një njeriu të madh të përcillej nga monologu bosh i një njeriu shumë shumë të vogël, që si nje insekt bezdises i vinte vërdallë arkëmortit të Kadaresë me fjalët e tij të drunjta, që kutërbonin hipokrizi, në një kuturisje histerike për të rrëmbyer grimca mjerane protagonizmi provincial, ishte sigurisht e vetmja gjë që askush nga ne nuk e priste kurrë në këtë largim të Ismailit.

U prefsh në paqe Ismail i madh!

Insektin e vogël, që zukati në përcjelljen tende, do ta vendosim aty tek ai grupi i personazheve negative të letersisë tende, qe ti i skalisje me aq art dhe elegancë, por edhe i perçmoje aq pa mëshirë, sa vit pas viti në memorjen kolektive ata dukeshin vazhdimisht e më të zinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco