SYRI TV/ Berisha: Pal Trashaj viktimë e mikrokredive, kishte denoncuar ministra

22:23, 03/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi vetëvrasjen e historianit, Pal Trashaj, në dyert e SPAK, si një tragjedi që ndodhi për shkak të mungesës së drejtësisë dhe mbështetjes që qeveria i dha skemave korruptive të mikrokredive. Lideri i opozitës, u ndal në shembuj konkretë, të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë marrë vendime duke respektuar ligjin, ndryshe nga sa vepron kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili sipas tij vijon të amnistojë Ramën dhe Veliaj. 

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si një dramë, për shkak të mungesës së drejtësisë,  vetëvrasjen e historianit, Pal Trashaj, në dyert e SPAK, për shkak të skemave korruptive të mikrokredive, që sipas tij, po mbrohen nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Lideri i opozitës e bëri deklaratën, para mbështetësve që si çdo mbrëmje ishin mbledhur poshtë banesës së tij, ndërsa akuzoi  kreun e SPAK, Altin Dumanin, se mashtroi, në lidhje me  vetëvrasjen e historianit, I cili para se të ndërmerrte aktin fatal, për orë të tëra, kishte pritur takimin me të.

Kreu demokrat, mori si shembull, të respektimit të ligjit dhe drejtësisë, prokurorën e cila firmosi, sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri të klanit Boçi.

Berisha pershendeti edhe vendimin e gjyqtarit të gjkko, për shpalljen e ish drejtoreve te bashkise, në aferen 5D si  grup I strukturuar kriminal,  duke theksuar se për të amnistuar Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij, prokurorët e spak, fshehën dokumentet.

Lideri I partisë demokratike, u bëri thirrje  qytetarëve,  ti bashkohen tubimit para bashkisë së Tiranës, ditën e premte,  për të kërkuar  largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bëri apel për pjesëmarrje masive, në protestën kombëtare të opozitës, më 11 korrik. 

Sot shqiptarët, I dhanë lamtumirën e fundit, gjeniut botëror të letrave, shkrimtarit që qëmtoi në koëhra shpirtin shqiptar, shkrimtarit atdhetar, që arriti  apo ngriti në një olimp të vërtetë letrat shqiptare, Ismail Kadaresë. Për të shprehur nderimin tonë të pakuijshme, për shërbimin e tij,  ndaj kulturës dhe kombit shqiptar, ta nderojme me nje minutë heshtje. 

I përjetshëm, kujtimi dhe vepra e tij.

Të dashur miq, çdo ditë, ky vend, është shndërruar në vendin e dramave njerëzorë, ndër më të rëndat.  Çdo ditë, Shqipëria dëshmohet vendi në të cilin qytetarët jo vetëm që nuk kanë asnjë  lloj mbrojtje nga ligji dhe shteti por janë viktima të korrupsionit, vjedhjes dhe trysnisë së krimit. Korrupsioni, vjedhja merr jete shqiptarësh. Çdo ditë, mungesa e drejtësisë, shkakton vetëgjyqësinë, vrasjet ose vetëvrasjet. 

Kreu vetëvrasje publike, një intelektual i shquar i Lezhës, një personalitet Pal Trashaj, viktimë e egër e skemave qeveritare korruptive. 

Pas orësh të tëra, nuk më priti. Erdha këtu, sepse kam denoncuar ministra, ish ministra, deputët,  zyrtarë, të narkoqeverisë. Për këtë arsye u deklaroi ai  gazetarëve,  unë piva helmin e vdekjes. Skenë shekspiriane. Kurse, pas këtij akti, altin faqeziu, mashtroi publikisht shqiptaret. Ne vend te kerkesës ndjesë publike dhe të doreheqjes së menjehershme.

Klani Boçi, i lidhur këmbë e kokë. Gruaja e Boçit, ka qënë këshilltare e Edvin Ramës, por kjo zonjë ka një rrogë të paktën më të ulet, se Zamani dhe me një firmë sekuestron më shumë se në  5 vite ‘Skapi i partisë’.

Prej një muaj, Altin Zamani, Gjoka me 5 mbiemra, kanë fshehur dokumentin i cili thotë se  5D e Erion Velisë, plotëson çdo kusht për tu cilësuar grup i organizuar kriminal. Ka ndaluar përdorimin, për zyrtarë të administratës. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco