Protestat e fermerëve/ Sharka: Shteti asnjë orientim se çfarë kërkon tregu! Tonelata shalqini nuk shiten

19:59, 03/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Eduard Sharka, ekspert bujqësie në PD, u shpreh se tregu në bujqësi po përballet me një krizë të madhe, dhe shteti nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Sipas Sharkës, ‘shteti nuk ka dhënë asnjë direktivë dhe fermerët janë viktimë e instiktit të tyre, pasi në momentin që nuk bëjnë dot studim fizibiliteti dhe nuk kanë të dhëna për tregun ata ndjekin instiktin’.

‘Vjet shalqini shkoi dhe sivjet kanë mbjellë shumë. Nga vendet që prodhojnë shalqi ata po stimulojnë kultivimin në vendet e tyre dhe Maqedonia sivjet jepte 3.5 cent për kg, subvencionim për shalqin dhe ato kanë dalë dhe te ne është krijuar një stok shumë i madh dhe do të jetë shumë problem’, u shpreh Sharka.  

Sharka: Krizat e tregut në bujqësi janë një fenomen i zakonshëm por në Evropë ka dekada që nuk ka më hedhje sepse i kanë parandaluar kanë gjetur mekanizmin. Te ne nuk është bërë asgjë për të vënë në punë këto mekanizma që parandalojnë këto kriza tregu.

Duhet një studim tregu. Në të gjithë Evropën dhe ShBA një fermer nuk mbjell nëse nuk merr orientimin nga departamenti i bujqësisë se çfarë kërkon tregu këtë vit. Një fermer nuk i ka asetet për të bërë studim fizibiliteti të tregut, ndërkohë që shteti i ka të gjitha të dhënat.

Ka mekanizma për t’i orintuar. Shteti nuk ka dhënë asnjë direktivë. Fermerët janë viktimë e instiktit të tyre, pasi në momentin që nuk bëjnë dot studim fizibiliteti dhe nuk kanë të dhëna për tregun ata ndjekin instiktin. Vjet shalqini shkoi dhe sivjet kanë mbjellë shumë.

Nga vendet që prodhojnë shalqi ata po stimulojnë kultivimin në vendet e tyre dhe Maqedonia sivjet jepte 3.5 cent për kg, subvencionim për shalqin dhe ato kanë dalë dhe te ne është krijuar një stok shumë i madh dhe do të jetë shumë problem.

Ne jemi para faktit të kryer që kemi tonelata dhe dëmi është i madh për ekonominë fermere se në rast se ata nuk marrin shpenzimet e tyre sivjet nuk mund të mbjellin më sezonin tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco