VIDEO/ Meri Lika: Institucionet jo banka i çojnë këstet e kredive deri në 60% të shumës, kjo është mashtrim

18:08, 03/07/2024
A+ Aa A-

Audituesja ligjore, Meri Lika e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka diskutuar në lidhje me rastin e rëndë të Pal Trashaj, i cili humbi jetën pas një kalvari prej më shumë se 15 vitesh.

Gjatë diskutimit, Lika u shpreh se, institucionet jo banka i çojnë këstet e kredive deri në 60 për qind të shumës së marrë, duke i mashtruar klientët.

‘Është një nga shoqëritë e mikrokredive që japin kredi. Dhe këto kanë interesa mbi interesa, që nuk është në fakt interesi i vërtetë që i paraqitet subjektit.

Subjekti nuk pranonte të dërgonte email, që të dërgojnë ofertën e kredisë që japin kredinë, nuk është institucion bankë, por i mbajnë në telefon dhe thonë, ke interesin, ke tatim këtu.

Dhe me përqindje në fund shkohet tek 50-60 për qind e interesit të shumës që ke marrë si kredi. Këto vlera më pas nisin e llogarisin.

Kur blejnë kredinë, instituconet nuk i njoftojnë klientët. Por vendosin dhe i njoftojnë njerëzit, kur vlera ka shkuar aq e madhe sa mund ti marrin, prona, paga, gjithçka që ata kanë. Kjo ka ndodhur dhe me Palin.

Bankat kur të bllokojnë pasuritë dhe të ardhurat e kanë detyrim ligjor, që të lenë minimumin jetik. Palit nuk i kishin lënë asnjë qindarkë.

Pali kishte marrë 76 mijë lekë të reja dhe i kishte vajtur 4.8 milionë lek.

Kjo quhet mashtrim’, tha Meri Lika në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco