VIDEO/ Danaj: Mikrokreditë dhe përmbaruesi privat funksionojnë si rrjet kriminal, konfiskojnë pasuritë për vlera qesharake

18:03, 03/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të diskutuar mbi realitetin e hidhur që po kalojnë mijëra familje me mikrokreditë ishte eksperti i ekonomisë, Violdi Danaj.

Danaj është shprehur se mikrokredi të shkelin privatësinë duke të marrë në telefon çdo sekond, të bëjnë presion nëpërmjet familjarëve dhe gjëja më kriminale është bashkëpunimi me përmbaruesin privat.

"Kjo është kriminale sepse bankat nuk kanë respektuar procedurat. Ai që çedon kredinë që në këtë rast është banka duhet të  njoftojë kredimarrësin që ka shkelur kushtet e kredisë dhe do të klasifikohet si kredimarrës i keq.

Janë mbi 15 mijë familje që kanë marrë kredi të tilla në Shqipëri. Institucioni kredimarrës të detyron të marrë kredi për të shlyer kredi tjetër.

Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë të gjitha këto mikrokredi që të respektojnë kuadrin ligjor. Në auditin e bërë janë konstatuar shkelje të rënda. Këta mikrokredi të shkelin privatësinë duke të marrë në telefon çdo sekond, të bëjnë presion nëpërmjet familjarëve dhe gjëja më kriminale është bashkëpunimi me përmbaruesin privat.

Këto bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe tejkalojnë me shumëfish pasuritë e konfiskuar. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco