Vetëflijimi i Pal Trashaj/ Gjinaj:Pasi konsumoi fostoksinë, na tha që Dumani i refuzoi kërkesën për takim

17:52, 03/07/2024
A+ Aa A-

Historiani lezhjan, Pal Trashaj, u nis mëngjesin e së martës nga vendlindja e tij, drejt e në kangjellat e Prokurorisë së Posaçme, në Tiranë.

Kërkonte një takim me kreu e këtij institucioni, Altin Dumani, për të kërkuar zgjidhje për hallin e tij të madh, por i refuzuar nga ana e këtij të fundi, para dyerve të SPAK i ndjeri ka konsumuar fotoksinë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga studioja e ‘Task Force’ gazetari i kronikës Fatjon Gjinaj u shpreh se gjatë kohës që i ndjeri Pal Trashaj u vetëflijua para ambjenteve në SPAK ai ishte aty së bashku me disa kolegë të tjerë, por fatkeqësisht në ato moment Trashaj kishte konsumuar fotoksinë dhe nuk arriti që të mbijetonte.

“Kam pasur një komunikim me të, më thirri një emër dhe kam parë që diçka nuk shkonte me të nga pjesa e gojës, më pas i kërkova të më tregonte ambalazhin dhe se çfarë kishte në duar, por ai ishte i prekur dhe nuk ma tregoj. Fatkeqësisht, gjatë orëve të para të mëngjesit ai ka ndërruar jetë”- u shpreh Gjinaj

Deklarata e tij:

“Rreth orës 12:00 Pal Trashaj një personazh i cili deri dje dua të theksoj është lakuar pra përmes disa mediave se ka pasur problem të shëndetit mendor, ose e orinentonin te kryetari i degës PD 2007-2009.

Pal Trashaj është një personazh në qarkun e Lezhës prej 10 vitesh i njohur për nisma të rëndësishme letrare e shkencore, konferenca me dhjetëra me personazhe vendas, rajonal edhe europiane.

Një person që njihej e respektohej në qarkun e Lezhës, një person me intelekt dhe kush mund ta bëjë një veprim të tillë në dyert e SPAK.

Pyetja që ngre unë është se si një njeri me një background të tillë i imponuar nga kushte të tilla si mungesa e drejtësisë, abuzimi etj, kur një personalitet i tillë mer këto hapa vetëflijuese çfarë bëjnë njerëzit e tjerë, pa dashur të hy në paragjykime?

Fillimisht ai është shfaqur aty, ka pasur kontakt me oficerin përgjegjës për komunikimin parësor me personat, ka dalë nga SPAK i është kërkuar të presë, dhe më vonë SPAK ka dalë në deklarata duke thënë se ne e kemi pritur të vijë, por ai nuk erdhi dhe kjo është një çështje për diskutim dhe hetim.

Kam pasur një komunikim me të, më thirri një emër dhe kam parë që diçka nuk shkonte me të nga pjesa e gojës, më pas i kërkova të më tregonte ambalazhin dhe se çfarë kishte në duar, por ai ishte i prekur dhe nuk ma trgoj.

Njëri nga kolegët njoftoj ambulancën, bëmë njoftimin e tij dhe e dërgoj ambulanca në spital, por nuk ka arritur të shpëtojë edhe pse përpjekjet ishin të mëdha, ai ndërroj jetë.

Klea Sula/ Syri.Net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco