Xhaferri: Ndërtimi si Mikrokreditë/ 50 mijë apartamente bosh dhe numri i familjeve pa pronë që rritet me 87%!

Xhaferri: Ndërtimi si Mikrokreditë/ 50 mijë apartamente bosh dhe numri i familjeve pa pronë që rritet me 87%!

16:53, 03/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri  wshtw shprehur se ndërtimi është sektori që po drejton ekonominë shqiptare dhe po ashtu si mikrokreditë po ekspozon përballë zhvatjes mijëra familje shqiptare. 

Postimi:  


Pompimi i parave të krimit në ekonomi me leje të posaçme qeveritare dhe bekimin e Bankës së Shqipërisë ka kalbëzuar themelet e ekonomisë shqiptare, duke e bërë atë unike në mbarë Evropën dhe të varur nga serumi i parave të drogës që po helmon Shqipërinë. 

Ndërtimi është sektori që po drejton ekonominë shqiptare dhe po ashtu si mikrokreditë po ekspozon përballë zhvatjes mijëra familje shqiptare. 
 
Ndonëse ne Tiranë sipas OSHEE janë mbi 50 mijë apartamente bosh, sipas Censit numri I familjeve pa një pronë është rritur me 87%. 

Sipas Censit në 2023 janë 132 mijë familje ose gati një në çdo gjashtë familje që jeton me qira ose jeton në banesë me pronësi të tjetërkujt me marrëveshje me pronarin, teksa në  në 2011 numri i këtyre familjeve ishte 71 mijë. 

Babëzia e Edi Ramës po merr në qafë me mijëra familje të reja, që po privohen nga pamundësia për të pasur një pronë në Tiranë dhe qytetet kryesore të vendit, teksa flluska e ndërtimit do ketë një efekt dramatik domino në ekonomi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco