VIDEO/ Zaloshnja: Kombi në SHBA është i ndarë, situata politike është shumë e vështirë

21:56, 02/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Shoë në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të folur mbi situatën politike në SHBA ishte analisti dhe petagogu në MIchigan, Altin Zaloshnja.

Zaloshnja është shprehur se kombi në SHBA është i ndarë mes dy pjesësh dhe e njëjta ndarje është dhe më e thellë brenda partive politike

"Kombi është i ndarë dhe kjo ka vazhduar për gjatë të gjithë dekadës së fundit dhe  ndan me thikë të dy palët dhe të vijnë në qendër.

Ky sistem kur u ndërtua që në fund të fundit palët të vinin në mes dhe të bënin marrëveshjen duke bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe të dyja do linin diçka anash dhe do të zgjidhnin problemet.

Brenda partive ka ekstreme të majta dhe ekstreme të djathta. Në Partinë Demokratike është një grup prej 10 kongresmenësh që funksionojnë të ndarë dhe drejtohen nga kongresmene nga New York dhe janë kundër rrymës së PD, po e njëjta gjë ndodh dhe me Partinë Republikane.

Spikeri i dhomës së përfaqësuesve u desh 15 votime që të zgjidhej dhe kjo tregon që ndarja nuk është vetëm mes kombit por edhe mes pjesëve të brendshme të partive."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco