VIDEO-Masa e arrestit për kreun e PD/ Manjani: Afatet e hetimit për Berishën kanë përfunduar, nuk ka prova

21:20, 02/07/2024
A+ Aa A-

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur në lidhje me zhvillimet e sotme në Gjykatën e Posaçme. Sipas Manjanit, afatet e hetimit për kryetarin e PD-së Sali Berisha kanë përfunduar, sepse edhe koha e kërkuar si shtesë nuk ka nxjerrë asgjë në dritë.

Manjani u shpreh në SYRI TV se, prokurori duhet të dalë në një përfundim dhe ta mbyllë këtë çështje, sepse duket se nuk ka gjetur prova.

‘Që të vëmë disa pika mbi i kësaj çështje. Avokatët me të drejtë kanë kërkuar të drejtën, duke i thënë se, personit i kanë mbaruar afati i shtyrë i hetimeve dhe prokurori nuk ka dalë dot në një konkluzion.

Në fund prokurori duhet të dalë me një mendim, këtë person do ta marr të pandehur dhe do ta çoj në gjyq, ose nuk kam gjetur prova dhe do ta lirë të lirë. Dhe prokurori nuk e ka bërë këtë.

Avokati me të drejtë ka thënë se, nuk ka ndodhur asgjë, por kjo nuk shkon më, është momenti për ti vënë pikën.

Unë vazhdoj të insistoj që nuk ka ligj të shkruar të zezë mbi të bardhë që të ndalojë personin që të kryejë veprimtari politike.

Arresti i shtëpisë nuk ndalon kryerjen e veprimtarive politike’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco