Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama fal Beqajn për sterilizimin, e akuzojnë për supë

SYRI TV/ PD publikon vendimin e Gjykatës së Firenzës: Marinaj, drejtonte trafikun e marihuanës në Itali

18:28, 02/07/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Përgjithshme verifikimin e figurës së kryebashkiakut socialist të Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, pasi sipas PD-së, ai akuzohet nga Antimafia Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Bashkë me kërkesën për verfikimit të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, grupi parlamentar demokrat jep edhe dy episodet e trafikut të drogës, që Antimafia cilëson Tonin Marinajn si organizator.

SYRI TV

Grupi parlamentar I Partisë Demokratike, I ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit,  kryebashkiakun socialist, të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.  Në bazë të informacioneve që disponon  Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike,  pretendon se  Tonin Marinaj,është  dënuar nga gjykata italiane, si  kreu i një organizate kriminale , që ka operuar në fushën e narkotikëve. Në kërkesën që mban firmën e kreu të grupit parlamnetar të PD, Gazment Bardhi dhe disa deputetëve të tjerë demokratë,  opozita I kërkon  prokruorisë të veriifkojë, informacionet, duke theksuar se kryebashkiaku socialist, ëhstë në kushtet e ndalimit, për tu zgjehdur dhe kandiduar në funksione publike.   

Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malsisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë public.Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se subjekti Tonin Marinaj, ka kryer veprimtari të paligjshme. Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1966, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale.

Më tej grupi parlamentar i PD,  ndalet në episode konkrete,të  hetimeve që ka zhvilluar prokuroria e antimafias në Firenzë, e  cila përshkruan episode konkrete, qe faktojnë se Tonin Marinaj, ishe në krye të  organizatës  kriminale që  drejtonte importin dhe shpërndarjen e mariuanes në territorin Italian.

Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar edhe referrimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë (SPAK), për nisje të hetimeve për dyshimin e arsyeshëm të kryerjes së veprës penale të fshehejes së të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimtari të tjera kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco