Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama fal Beqajn për sterilizimin, e akuzojnë për supë

SYRI TV/ Zvarritje për hetimet ndaj Berishës dhe Malltezit, SPAK kërkon sërish shtyrjen e afateve hetimore

17:43, 02/07/2024
A+ Aa A-

SPAK vijon zvarritjen e hetimeve për liderin e opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin duke kërkuar zgjatjen e afateve hetimore edhe me 3 muaj. Sot është mbajtur seanca e radhës, ku prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonaj kërkojnë zgjatjen e hetimeve, ndërsa avokatët kërkojnë shuarjen e masës së sigurisë në kushtet e mosegzistencës së asnjë prove apo akuze ndaj Berishës e Malltezit.

SYRI TV

Ende pa prova për të ngritur një akuzë për kryetarin e Partisë Demokratike Sali berisha dhe jamarbër Malltezin, prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkelejda Millonaj kërkojnë për herë të tretë zgjatjen e afateve hetimore. sot në Gjykatë është mbajtur seanca për informacionet dymujore, ku prokurorët kanë kërkuar zgjatjen e afateve, ndërsa seanca e radhës kur gjyqtarja Irena Gjoka do të shprehet me vendim për këtë kërkesë është data 11 korrik, një tjetër zvarritje që këtë herë bëhet nga Gjykata. Pas përfundimit të seancës,a vokati genc Gjokutaj deklaropi se nuk kanë pasur fare informacion për kërkesën e SPAK për zgjatjen e hetimeve, ndërsa akuzoi prokurorët dhe gjyqtaren Gjoka për kordinim për zvarritjen e hetimeve, kur ende nuk kanë ccëhstje ccfarë të hetojnë.

Avokati Gjokutaj u shpreh më tej, se pala mbrojtjëse pritet të njihet me informacionet dymujore në ditët në vijim, ndërsa theksoi se kërkesën e vazhdueshme për shuarjen e masës së sigurisë për mungesë provash e akuze.

Tashmë pritet që më 11 korrik ora 10: 00 në këtë gjykatë të mbahen seanca e radhës, kur gjyqtarja Gjoka do të shprehet në lidhje me kërkesën e SPAK për zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj dhe kërkesën e avokatëve për shuarjen e masës së sigurisë për Berishën e Malltezin.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco