Edith Harxhi: Censi 2023 u manipulua, janë larguar 940 mijë shqiptarë nga vendi!

Edith Harxhi: Censi 2023 u manipulua, janë larguar 940 mijë shqiptarë nga vendi!

22:18, 01/07/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi u shpreh se 'Censi 2023' është manipuluar pasi popullsia e Shqipërisë është më e ulët se 2.4 milionë banorë, siç e paraqiti INSTAT. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Harxhi deklaroi se 940 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi dhe si provë për këtë, ajo përdor shifrat e EuroStat, për shqiptarët që kanë kërkuar azil, ata që kanë dokumenta të rregullta, emigrantët e paligjshëm dhe ata që janë në proces. 

Në emision pati një debat mes Harxhit dhe analistit Neritan Sejamini. 

Pjesë nga biseda: 

Harxhi: E dhëna kryesore, numri i popullsisë. Kemi nxjerrë shifrat e EuroStat. Janë shifra që regjistrohen në pikat e hyrjes së BE dhe i kanalizon, të paligjshmit dhe ata që kanë marrë letra, apo në proces. Sipas EuroStat ne sot kemi në total 940 mijë shqiptarë të larguar dhe nuk janë kthyer. Janë regjistruar në pikat kufitare të vendeve të BE. Janë numri i atyre që janë të ligjshëm, të paligjshëm dhe në proces. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco