​Vasili: Një vizion politik i ri, patriotik dhe vizionar për Ballkanin

​Vasili: Një vizion politik i ri, patriotik dhe vizionar për Ballkanin

20:47, 01/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar me një status në facebook pas forumit gjeopolitik për rajonin.

Vasili ka theksuar se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për autokrate të korruptuar, por për shtetarë që interesat e vendit i kanë të parat dhe të vetmet.

Reagimi:

Nje vizion politik i ri, patriotik dhe vizionar per Ballkanin Perendimor!

Shume i lumtur qe mora pjese ne kete aktivitet unikal dhe te jashtezakonshem ne çdo pikpamje.

Burra shteti shume te sukseshem, qe i kane sjelle vetem te mira Ballkanit Perendimor ishin sot se bashku ne saje te inisiatives vizionare te Presidentit Meta.

Ballkani Perendimor nuk ka nevoje per autokrate te korruptuar, por per shtetarë qe interesat e vendit i kane te parat dhe te vetmet.

Ky aktivitet i nje kualiteti politik dhe intelektual shume te larte ishte nje ngjarje, qe ndrin ne keto dite te errta autokratesh, narkoshtetit dhe proruseve dhe anti euroatlantisteve, qe gjallojne ne Beograd e Tirane, por jo vetem.

Burreshtetas si Stipe Mesiç,Millo Gjukanoviç, Fatmir Sejdiu, Davutoglu e Taravari jane patjeter burim mesazhesh jetike per te sotmen e te ardhmen.

Kjo politike e zgjuar, dhe kjo pjekuri e maturi na duhet me shume se kurre.

Presidenti Meta shtroi sot trasenë e nje politike teresisht te re, qe behet nga burra te vertete te politikes dhe jo nga pazarxhinj dhe shites te interesave te vendit dhe qytetareve, te nje politike qe flet drejt e qarte dhe qe shtetin e se drejtes dhe interesat kombetare nuk i ve kurre ne diskutim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco