VIDEO/ Sula: Kadare, një nga figurat e fundosjes së diktaturës komuniste, kontributor në luftën e Kosovës

20:28, 01/07/2024
A+ Aa A-

Përgjegjësja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula ka folur nga tubimi i përditshëm qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha për ndarjen nga jeta të ikonës së letërsisë, Ismail Kadare.

Nga foltorja e protestës, Sula kujton kontrubutin e madh të kolosit të letërsisë shqiptare në përshpejtimin e zhvillimeve demokratike në vendin tonë, gjithashtu prononcimet e tij për luftën në Kosovë.

“Unë kujtoj vitin 1990 kur Ismail Kadare shkoi në Francë, Paris dhe nuk u kthye më. Në biseda personale me të ai më tha: Jo, nuk ishte një moskthim rastësor. 'Unë nuk u ktheva në mënyrë të planifukuar në Shqipëri, nuk u ktheva në mënyrë të organizuar.' Kjo për ti dhënë goditjen e fundit themeleve që kishin mbetur të diktaturës komuniste në vendin tonë, një nga diktaturave më të egra në Europë e më gjërë, për ti dhënë goditjen e fundit këtij regjimi çnjerëzor dhe për të përshpejtuar në përshpejtimin e zhvillimeve demorkatike që tashmë kishin nisur. Unë besoj se ju e kujtoni të gjithë kontributin e rëndësishëm që pati Ismail Kadare në luftën e Kosovës dhe sa të rëndësishme ishin mediat, opinioni publik, opinioni politi i faktorëve të rëndësishëm politik duke pasur parasysh vetëm prononcimet e Ismail Kadaresë për luftën në Kosovë. Ndaj sot Ismail Kadare është një personalitet i jashtëzakonshëm i historisë dhe kulturës shqiptare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco