VIDEO/ Pecnikaj: Rama, ‘Tixhja e Shqipërisë’! Prandaj ne sot kemi 1 mjek për 1 mijë banorë

20:26, 01/07/2024
A+ Aa A-

Mjeku Ilir Pecnikaj, përfaqësues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, foli për takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me mjekët.

Pecnikaj u shpreh se sot ‘pamë një të paditur 2 metrosh, që bashkë me hijenën e tij bën krenarin përpara një trupi mjekësh profesionistësh që fatkeqësisht heshtën përpara tyre’.

Sipas mjekut, Rama është ‘Tixhja e Shqipërisë’, ajo infermierja që e linçuan te Senatoriumi për të mbuluar të gjithë vjedhjen që bën në kohën e Covid-it dhe shkoi sot ‘Tixhja e Shqipërisë’ hajduti më i madh i Shqipërisë t’ju thoshte mjekëvë ‘Tixhe’.

Pecnikaj: Sot pamë një të paditur 2 metrosh, që bashkë me hijenën e tij bën krenarin përpara një trupi mjekësh profesionistësh që fatkeqësisht heshtën përpara tyre.

Ne sot pamë Tixhen, na kujtoi Tixhen, pra shkoi ‘Tixhja e Shqipërisë’, ajo infermierja që e linçuan te Senatoriumi për të mbuluar të gjithë vjedhjen që bën në kohën e Covid-it dhe shkoi sot ‘Tixhja e Shqipërisë’ hajduti më i madh i Shqipërisë t’ju thoshte mjekëvë ‘Tixhe’.

Fatkeqësia më e madhe që mund tu ndodhte një trupi pedagogësh mjekësh profesionistësh që asnjëri nuk foli të gjithë heshtën.

Me paturpësinë më të madhe filloi dhe po bënte demagogun, po na fliste për metalet e rënda po na filiste për kobaltin, mjeshtri ai që i di të gjitha dhe përsëri asnjë nga këta profesionistë nuk foli.

Prezantoi një ligj përpara mjekëve një ligj mesjetar. Tha unë do u jap autominë spitaleve por do vendos unë kush do shkojë, kush do rrijë. Kjo është autonomia? Kjo është centralizimi. Prandaj ne sot nuk gjejmë mjek, kemi 1 mjek për 1 mijë banorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco