VIDEO/ Alimehmeti: Rama skenar për gjyq popull dhe të paravendosur ndaj mjekëve! Po nxit luftë klasash!

19:51, 01/07/2024
A+ Aa A-

Ilir Alimehmeti, mjek dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur për akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj mjekëve duke u lënë barrën e rrënimit të sistemit të shëndetësisë.

Alimehmeti theksoi se Rama ka nisur një skenar dhe një gjyq popullor ndaj mjekëve, duke nxitur edhe një luftë klasash.

‘Rama në fjalën e tij përmendi numrin 5 vetë, dosja ka më shumë njerëz. Pra që tani kanë vendosur se sa do nxjerrin fajtorë dhe sa do s’do i nxjerrin. Është shumë e qartë se ku duan të shkojnë. Ne nuk mund të shkojmë dot për gjyqet popullore. Nuk mund të jemi dot për gjyqet e paravendosura politike, sepse ata dolën sikur vendimi është marrë. Nuk mund të jemi dot për luftë klasash se kjo është njerëz kundër klasë mjekësh, ne i nxisim këta kundër jush’, u shpreh Alimehmeti.

Alimehmeti: Këtë ka bërë Rama që kur ka ardhur në fillim në 2013, që kur erdhi me premtimin e shëndetësisë falas, doli që dështoi. Doli me konceptin që fajin e kanë mjekët. Që atëherë edhe deri tani vazhdon, tre mandate ai nuk është i aftë të dalë nga ky skenar.

Të njëjtën gjë bëri me zëvendësin e vetë kur erdhi puna te inceneratori, unë nuk kam faj, ky, unë nuk di gjë. Të njëjtën skemë ndjek Erion Veliaj, kanë fajin këta drejtorët unë nuk di gjë, të njëjtën gjë bëri ministrja e Shëndetësisë gjatë javës së kaluar,e kanë fajin këta, unë nuk di gjë.

Ndjekin skenarin të gjithë nga i pari tek i fundit.

Ne nuk mund të jemi pro faktit që dikush të vendoset fajtor derisa ta vendosi gjykata. Prezumimi i pafajsisë është prezumim pafajësie. Është gjykata që vendos fajësinë apo pafajësinë, ke prova të forta por nuk i takon një gjyqi popullor.

Këtu është një gjyq popull i zakonshëm i inskenuar dhe e dyta këta u shpallën fajtor, gjatë fjalës së vetë ministrja e Shëndetësisë tha ish-kolegët tuaj. Po ndërhynë qartësisht në punët e gjykatës.

Ajo tha ish-kolegë, dhe unë e kuptoj që ti gjyqin e ke mbaruar i ke nxjerrë fajtor dhe i ke hequr licensën, se për sa kohë ata e kanë licensën ata mbetën kolegë, mund të jenë të pandehur të hetuar por ish-kolegë nuk janë për sa kohë licenca e tyre është e vlefshme.

Rama në fjalën e tij përmendi numrin 5 vetë, dosja ka më shumë njerëz. Pra që tani kanë vendosur se sa do nxjerrin fajtorë dhe sa do s’do i nxjerrin. Është shumë e qartë se ku duan të shkojnë.

Ne nuk mund të shkojmë dot për gjyqet popullore.

Nuk mund të jemi dot për gjyqet e paravendosura politike, sepse ata dolën sikur vendimi është marrë.

Nuk mund të jemi dot për luftë klasash se kjo është njerëz kundër klasë mjekësh, ne i nxisim këta kundër jush.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco