Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

‘McGonigal’/ Meta: Autoriteti i BE dhe SHBA është cënuar nga marrëdhëniet korruptive që liderët autokratë kanë me zyrtarë të lartë

‘McGonigal’/ Meta: Autoriteti i BE dhe SHBA është cënuar nga marrëdhëniet korruptive që liderët autokratë kanë me zyrtarë të lartë

18:04, 01/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka theksuar se autoriteti i BE dhe ShBA në rajon është cenuar nga marrëdhëniet korruptive të liderëve autokratë.

‘Autoriteti i BE dhe SHBA është cënuar nga marrëdhëniet korruptive që liderët autokratë kanë me zyrtarë të lartë të caktuar, si rasti McGonigal’, tha Meta në në Forumin Rajonal ‘Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes’.

Meta: Sot, edhe më shumë se dje, nevojitet rikthim urgjent në shinat e politikës së jashtme klasike, dhe jo eksperimentale apo në formatin e “biznesit për paqe”.

Nevojitet njohja e realiteteve, rikthim në shtyllat e parimeve dhe forcim i kushtëzimit.

Në vendet tona punohej më shumë dhe kishte më shumë përparim kur BE dhe SHBA flisnin më fort, më hapur dhe me një zë.

Reformat kuptimplota dhe të vërteta brenda secilit vend prodhuan lëvizjen pa viza drejt Europës dhe brenda rajonit, zgjeruan perimetrin e kufirit të NATO brenda nesh, forcuan ekonomitë, institucionet, ulën tensionet ndërmjet popujve dhe rritën shkëmbimet e natyrshme në të gjitha fushat.

Kishte më shumë llogaridhënie, më shumë entuziazëm, më shumë besim nga qytetarët, ashtu sikurse kishte leva më të forta të BE dhe SHBA.

Sot, autoriteti i BE dhe SHBA është cënuar edhe nga marrëdhëniet korruptive që kanë ndërtuar liderët autokratë me zyrtarë të lartë të caktuar, ku rasti i McGonigal është bërë shembull i përbotshëm se si autokratët korruptojnë edhe zyrtarët më të lartë të FBI për të eleminuar opozitën politike dhe pluralizmin.

Po kështu edhe përfshirja dhe imponimi i agjendave të diplomacisë nga aktorë jo-shtetërorë, që nuk dihet se kë dhe çfarë interesash përfaqësojnë ndërsa ulen në tryeza të larta politike vendimmarrëse.

Ballkani, po ashtu, nuk mund të jetë vendi ku tregtohen interesa të ngushta e afatshkurtra, si për shembull, koshi ku hidhen emigrantët e paligjshëm, sepse Ballkani nuk mund të jetë Ruanda e BE.

Vendet që nuk mbrojnë dhe respektojnë të drejtat minimale të shtetasve të tyre dhe ku institucionet qëndrojnë si fasadë për t’i shërbyer pushtetit, nuk ofrojnë asnjë garanci për të drejtat e emigrantëve që u shpëtojnë regjimeve mizore.

Përkundrazi, ata rrezikojnë të kthehen në viktima të rrjeteve të trafikantëve që i kanë ndërtuar tashmë korridoret e rrugëkalimeve, ndërkohë që rajoni ynë është brenda kufirit gjeografik të europës. 

Ndaj, sa më shpejt të ndryshojë ky kurs politikbërjeje, sa më pranë realitetit të vendoset ai, aq më shumë do të frenohet rreziku për destabilitet për vendet tona, rajonin, vetë Bashkimin Europian dhe hapësirën euro-atlantike.

Prandaj, vizioni, guximi, kurajo dhe bashkëpunimi na duhen në të gjitha frontet, për forcimin e demokracisë funksionale në secilin nga vendet tona, në shpejtimin e ritmit të integrimit në BE, si dhe në rezistencën ndaj çdo influence që i devijon vendet tona nga rruga Trans-Atlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco