Meta: Në Shqipëri për herë të parë burgoset politikisht një eurodeputet, ndërsa lideri i PD është i izoluar politik

Meta: Në Shqipëri për herë të parë burgoset politikisht një eurodeputet, ndërsa lideri i PD është i izoluar politik

17:57, 01/07/2024
A+ Aa A-

Në Forumin Rajonal "Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka vënë në pah gjendjen e rëndë politike në Shqipëri, si pasojë e drejtësisë së dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se Në Shqipëri për herë të parë burgoset politikisht një eurodeputet, ndërsa lideri i PD është i izoluar politik.

Meta: Ndërkohë në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike.

Ka një ndërlidhje të qartë mes regjimeve hibride dhe kërcënimit që ato përbëjnë në mjedisin e sigurisë.

Për shembull, mjafton të shohësh raportet e OSBE/ODIHR për të identifikuar qartë se Shqipëria dhe Serbia kanë probleme madhore me zgjedhjet dhe me kufizimin ekstrem të hapësirave për opozitën dhe lirinë e shprehjes.

Në Shqipëri sot vazhdon të vuajë burgun politik për herë të parë një eurodeputet i sapozgjedhur, z.Fredi Beleri.

Vetëm pse ishte kandidat i opozitës në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Himarës, ai u rrëmbye nga policia dy netë para zgjedhjeve dhe përsëri fitoi.

U bë një vit që i është pamundësuar betimi në respekt të zgjedhësve që është një procedurë shumë e rëndomtë burokratike.

Kjo ndodh sepse ai kishte denoncuar zaptimin e pronave të komunitetit nga klientë pranë Kryeministrit për të ndërtuar resorte me qëllim pastrimin e parave.

Ndërkohë Elmar Brok një politikan shumë i njohur nga të gjithë ju dhe në BE vendosi që për ditëlindjen e tij të vizitonte shtëpinë e liderit historik të Partisë Demokratike, Profesor Sali Berishës, i cili në mënyrë antikushtetuese mbahet i izoluar politikisht për t’i pamundësuar përmbushjen e detyrimeve të tij si deputet dhe si lider.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco