Vdekja e Kadaresë/ Balliu: U shua jeta e një pishtari historik të rrugëtimit të kombit, dhimbje e madhe

Vdekja e Kadaresë/ Balliu: U shua jeta e një pishtari historik të rrugëtimit të kombit, dhimbje e madhe

16:52, 01/07/2024
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Ismail Kadaresë. Teksa ka ndarë një foto të tijën me shkrimtarin në Facebook, Balliu shkruan se ‘sot është shuar jeta e një nga pishtarëve historik të rrugëtimit të kombit’.

Postimi:

Ndarja nga jeta e Ismail Kadares është një ngjarje që shkakton dhimbje, në palcën e kulturës kombëtare. Sot është shuar jeta e një nga pishtarëve historik të rrugëtimit të kombit por fati madh është vepra e tij.

Një kostelacion gjigand dritash që ndriçon dashurinë per gjuhën shqipe, për genin kombëtar, për përkatësinë aktuale dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Për ne që kemi patur fatin ta njohim edhe personalisht, në miqësi familjare gjysëm shekullote, sigurisht është nje dhimbje e adresuar.

Natyrisht, dhimje e madhe është për bashkëshorten për vajzat të cilat sëbashku përbëjnë një kurorë lumturie të përjetshme për kujtimin e pahrruar qe quhet Ismail Kadare.

Ai do prehet në paqe në panteonin e lavdishëm të emrave më të ndritur të kombit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco