Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mikrokreditë vrasin Pal Trashajn

Komisioni në shëndetësi/ KLSH: Mungojnë rezultate konkrete duke cënuar efektshmërinë e fondeve

Komisioni në shëndetësi/ KLSH: Mungojnë rezultate konkrete duke cënuar efektshmërinë e fondeve

16:41, 01/07/2024
A+ Aa A-

Gjatë dëshmive në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi, drejtuar nga deputetja e PD Albana Vokshi, në auditimin e zbatimit të kontratës check up ka rezultuar se;

 Pavarësisht shtimit të numrit të analizave check up në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021:

- sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste,

- ⁠vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë;

- ⁠rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë,

- ⁠rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj.,

KLSH ka arritur në konkluzion se efektet e masës profilaktike “Kontrolli Mjekësor Bazë”, nuk janë reflektuar në rezultatet konkrete, në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cënuar efektshmërinë e përdorimit të këtyre fondeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco