Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Misteri i mandateve në dorën e Irena Gjokës

Thumanë-Kashar me pagesë/ Spahia: Diskriminim i rrezikshëm për qytetarët nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova

Thumanë-Kashar me pagesë/ Spahia: Diskriminim i rrezikshëm për qytetarët nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova

19:32, 30/06/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të bërë me pagesë aksin e hapur të autostradës Thumanë-Kashar, e cila do tu kushtojë përdoruesve të paktën 2.1 euro për çdo herë që do e përdorin.

Spahia ka theksuar në postimin e tij në Facebook, se kjo është ‘një taksë tjetër diskriminuese e rrugës që lidh veriun e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit, është e turpshme dhe e papranueshme’.

‘Ky diskriminim është tejet i rrezikshëm dhe i dëmshëm për bashkqytetarët tanë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova të cilët aq shumë kontribuojnë në turizmin dhe ekonominë shqiptare’, shkruan Spahia.

Postimi i plotë:

Taksa tjetër diskriminuese e rrugës që lidh veriun e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit, është e turpshme dhe e papranueshme.

Kjo tarifë për përdorimin e rrugës, i shtohet si barrë tepër e rëndë qytetarëve të zonave më të varfra në Shqipëri, të cilët si alternativë të vetme ndaj skamjes ku i ka zhytur kjo qeveri, kanë gjetur largimin masiv nga vendi.

Ky diskriminim është tejet i rrezikshëm dhe i dëmshëm për bashkqytetarët tanë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova të cilët aq shumë kontribuojnë në turizmin dhe ekonominë shqiptare.

Shqiptarët, me aq sa janë vjedhur dhe vidhen çdo ditë nga Rama dhe organizata kriminale që drejton, e kanë stërpaguar jo vetëm këtë rrugë por çdo milimetër rruge që sot na shitet sikur të ishte shtruar në flori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco