Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Misteri i mandateve në dorën e Irena Gjokës

Veliaj shembi ish konviktin e shkollës Komunale, pa njoftuar Entin e Banesave që është pronari

Veliaj shembi ish konviktin e shkollës Komunale, pa njoftuar Entin e Banesave që është pronari

18:33, 30/06/2024
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës ka shembur një godinë pa njoftuar Entin Kombëtar të Banesave që është dhe pronari legjitim i ish Konviktit të Shkollës Komunale.

Ngjarja është evidentuar nga Enti Kombëtar i Banesave, posaçërisht nga drejtuesi Stefan Çipa i cili me anë të një shkrese, arsyeton se akti i Bashkisë së Tiranës është i paligjshëm dhe ka ndërhyrë në kompetencat e Entit.

“Bashkia Tiranë duke arsyetuar se kjo ndertese perbente rrezik per qytetaret, ka kryer
procedurat duke shembur godinen, pa njoftar me pare Entin Kombëtar te Banesave edhe pse ky i fundit eshte pronari legitim i godines se ish Konviktit te Shkolles Komunale (aktualisht e shembur). Qytetaret te cilet trajtoheshin me bonus qiraje, edhe pse nuk kishin nje kontrate me EKB-ne, kanë aplikuar ne sistemin e perfitimit nga programet e rindertimit, procedure te cilën tani Bashkia Tirane e ka pezulluar si pasoje e mos pasjes se nje kontrate privatizimi. Per kete arsye, duke marre parasysh faktin qe keta qytetare i perkasin komunitetit rom dhe egjiptian, Bashkia Tirane i ka kerkuar Entit Kombetar te Banesave lidhjen e kontratave me keta qytetare, ne nje kohe kur godina ishte shembur dhe objekti nuk ekzistonte më.

Çështjen e banesave për 50 familjet e mbetura pa shtëpi, drejtuesi i Entit të Banesave e kërkon nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Stefan Cipa si drejtor i përgjjthshëm i Entit duket i pakënaqur nga veprimi i Bashkisë së Tiranës për shembjen e Konviktit. Ku pa dyshim pritet të nisë punimet një pallat i lartë. Siç ka ndodhur në shumë raste me “pretekstin e rrezikut nga shembja” ku janë shembur dhe godina funksionale në shërbim të ndërtimeve pa kriter dhe për përfitime të bizneseve dhe individëve të lidhur me Bashkitë./ vna/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco