VIDEO/ Vjedh edhe idenë e transportit publik falas. Dy fytyrat e Veliajt, dje dhe sot

VIDEO/ Vjedh edhe idenë e transportit publik falas. Dy fytyrat e Veliajt, dje dhe sot

18:59, 29/06/2024
A+ Aa A-

Gënjeshtrat e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë këmbët e shkurtra. Kjo ndodh pasi çdo herë që tenton të mashtrojë qytetarët i dalin në dritë të vërtetat. 1 premtim i vetëm nxjerr në pah dy fytyrat e kryebashkiakut, atij të sotmit, dhe atij të djeshmit.

Në Prill të vitit 2023, Veliaj në një takim me një grusht njerëzish gjatë fushatës, ironizonte dhe tallej me premtimet e demokratëve për transport publik falas.

‘Ta provojnë o vëlla, ata një linjë kanë e s'e bëjnë dot falas. Sepse po të na provojnë që funksionon, e bëjmë edhe ne. Për sa kohë që njerëzit nuk gënjehen më dhe për sa kohë që njerëzit kanë kuptuar që qyl nuk ka, vetëm me punë mund të bëjmë gjithçka.

‘Falas, falas thoshte edhe Sudja, Falas ishte torta. Po lamë kokrrën e namit, 100 vjet shtet’, ironizonte kryebashkiaku. Por koha vonon por nuk harron dhe është aleat i të vërtetës.

Sot këtë ironi Veliaj e shet si premtim, edhe premtimin e ka të vjedhur, pasi transporti publik falas ishte ide e drejtuesit politik të PD-së për Tiranën Belind Këlliçi.

Në Maj të vitit 2024, Veliaj thotë se, nga 1 janari i vitit 2025, për të gjithë pensionistët në kryeqytet do të ketë transport publik falas.

Por ajo që nuk dihet është nëse Veliaj do të arrijë ta mbajë këtë premtim, pas hetimeve që po kryen SPAK-u për pasurinë dhe përfshirjen e tij në afera. Bashkëpunëtorët më të ngushtë, ata me të cilët ai bën punë të mira, kanë përfunduar pas hekurave.

Hetimet vazhdojnë për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D apo dhe të tjera çështja në të cilat kryebashkiaku mund të jetë i përfshirë./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco