Malltezi 'çmonton' vendimin e SIAC: Sekretarja s’kishte 3 dëshmi dhe mijëra faqe prova! Masa ndaj Berishës në Strasburg

Malltezi 'çmonton' vendimin e SIAC: Sekretarja s’kishte 3 dëshmi dhe mijëra faqe prova! Masa ndaj Berishës në Strasburg

22:50, 28/06/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi ka 'çmontuar' vendimin e SIAC në Britaninë e Madhe për dizënjimin e liderit të opozitës Sali Berisha, ku sipas saj, Sekretarja e Shtetit nuk ka pasur përpara saj 3 dëshmi dhe mijëra faqe prova kur ka marrë vendimin.

E ftuar në emisionin ‘Pa Censurë’ të gazetares Elona Meço, Malltezi theksoi se ‘të gjykosh një dosje me dokumenta të njërëz palë, kushdo mund ta fitojë këtë gjyq por kjo vetëm e vërtetë nuk është’.

Gjithashtu Malltezi u shpreh se masa ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha është dërguar në Gjykatën e Strasburgut.  

Intervista në studio: 

Malltezi: 8-9 mijë faqe prova. Dhe në fund mbasi po i afroheshim seancës dëgjimore në SIAC, Home Office dërgon një letër dhe thotë, ne nuk i kemi kaluar Sekretares së Shtetit mijëra faqe prova dhe dëshmi të paraqitura nga zoti Berisha sepse kemi gjykuar se ato janë vonë dhe në çdo rast edhe nëse konsiderohen të papranueshme për këtë shkak është fakt që Sekretarja nuk i ka pasur para saj kur ka marrë vendimin. Sot vendimi i SIAC është publik dhe kushdo mund të hyjë dhe ta klikojë.

Në paragrafin 9 të tij thuhet, 3 dëshmi dhe mijëra faqe materiale shoqëruese që u dorëzuan në emër të zotit Berisha u deklaruan të papranueshme sepse nuk kanë qënë para vendimarrësit.

S’kishin qënë para vendimarrësit para Sekretares sepse nuk i kishin çuar përfaqësuesit e Sekretares.

Dhe SIAC thotë në paragrafin 17, SIAC nuk ka për qëllim të zbulojë nëse akuzat për zotin Berisha ishin të vërteta, por nëse kishte prova përpara Sekretares së Shtetit të cilat i linin shteg të arsyeshëm asaj të arrinte në konkluzionin se akuzat ishin të vërteta.

Pra të gjykosh një dosje me dokumenta të njërëz palë, kushdo mund ta fitojë këtë gjyq por kjo vetëm e vërtetë nuk është.

Meço: Ju thatë që do ta çoni çështjen edhe në Strazburg, qoftë edhe masën e arrestit në shtëpi. Keni besim që diçka do të ndodhë ndryshe në Strazburg?

Malltezi: Për sa i përket Strazburgut, unë mendoj se shkeljet janë kaq të mëdha saqë nuk mund të injorohet. Të gjitha problemet në Strazburg janë procedurale, në sensin që ata kanë vendosur vetëm për Shqiëprinë dhe Rusinë një precedent që e marrin çështjen vetëm nëse ka kaluar edhe masat e paraburgimit edhe në Kushtetuese, kështuqë...

Ne e kemi dërguar në Strazburg masën për Berishën. Në Strazburg qoftë edhe për masën e paraburgimit duhet ti drejtohesh kur të kesh shteruar Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco