Manuali i Bandës Onkologjikut dhe PPP-të korruptive që po vrasin shqiptarët!

Manuali i Bandës Onkologjikut dhe PPP-të korruptive që po vrasin shqiptarët!

21:33, 28/06/2024
A+ Aa A-

Nga Elkier Bushkolaj

Një qytetare detyrohet të shesë shtëpinë për të kuruar nënën e saj e saj jashtë vendit, teksa Shteti Shqiptar përveçse nuk ofron shërbimet mjekësore, pasi shumë prej tyre i kanë kaluar privatit si monopol, nuk subvencionon as trajtimet spitalore jashtë vendit, pasi paratë janë të dedikuara për koncensionin e check -up që nxjerr dhe burrat shtatzënë, për sterilizimin e  seteve kirurgjikale dhe për fasadat e spitaleve, që pas rikonstruksionit janë mbyllur për mungesë bluzash të bardha.  

Paratë publike të dedikuara për sektorin e shëndetësisë, i marrin Tigrat e PPP-ve, pasi paguajnë haraç, ndërsa tek pjesa e parave të dorës, ku shqiptarët shpenzojnë rreth 700 milionë dollarë në vit hynë në lojë bandat që operojnë në QSUT sipas manualit të Bandës Onkologjikut.  

Korrupsioni në shëndetësi është projekt qeveritar njësoj siç ishte kanabizimi, teksa gjenocidi që ka kryer ndër vite në jetët e shqiptarëve është i paprecedentë në rajon dhe Evropë.  

Korrupsioni në sektorin e shëndetësisë  ka asfiksuar dhe ata mjekë të aftë që ngritën zërin kundër  sistemit, shumë prej të cilëve ose janë larguar, ose mbahen nën presion me dosje fiktive dhe privohen nga e drejta për poste drejtuese në sistem.  
Përfituesit kryesor të biznesit me jetën  janë  në kabinet dhe zyrtarët e korruptuar, teksa në Shqipërinë e 2030 të vetmit mjekë që do gjenden do jenë mjekët popullorë, bisturia në duart e të cilëve do jetë si kallashi në duart e majmunit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco