Publikimi i CENSUS-it/ Nurja: Edhe pse u fshehën të dhënat, ekskordi masiv i popullsisë duket qartazi

16:57, 28/06/2024
A+ Aa A-

Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT, pas publikimi CENSUSI-t ka dalë në përfundimin se sipas të dhënave rezulton se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë, pak pasi kryeministri i rregulloj shifrat, duke na treguar edhe një herë si si lehtësisht gjithçka po manipulohet nga narko-shteti.

Drejtuesja e departamentit të Partisë Demokratike, Ines Nurja, e ftuar ditën e sotme në edicionin e mesditës në ‘Syri Televizion’ u shpreh se fakti që këto të dhëna u publikun 8 muaj pas nisjes së mbledhjes së tyre, tregon se janë totalisht të manipuluara dhe aspak të sakta.

Deklarata e saj:

“Nuk është fare normale që të publikohen dhënat tanimë, pasi po ta shikojmë metodologjinë e ndjekur janë bërë me anë të tabletave që do të thotë se çdo pyetësor i plotësuar transmetohej në INSTAT në kohë reale dhe popullsia e regjistruar mund të nxirrej për dy ditë.

Të njëjtë gjë ka bërë edhe Kosova, edhe Serbia, Mali i zi që kanë përdorur të njëjtë metodologji si INSTAT me tableta dhe kanë nxjerrë rezultatet e popullsisë të paktën për dy ditë.

Ndërsa zonat që janë pak më të thella minimumi kanë dashur diku te 5-6 javë për t’i nxjerrë rezultatet.

Kosova i publikon të dhënat tani më 12 Korrik sepse e ka nisur më 12 Maji, Serbia e ka publikuar për 5 javë, Mali i Zi për 4 javë.

Ndërkohë që edhe para 12 vitesh që ka qenë një tekonologji më e dobët, të dhënat kanë nisur në Nëntor e janë publikuar në Dhjetor, në më pak se një muaj.

Nisur nga rezultati i sotëm, rezulat të cilin unë kam kohë që e kam pritur të dhënat janë të manipuluara sepse nuk ka asnjë arsye tjetër të mos publikoheshin të dhënat në kohë reale, të paktën për dy ditë.

Fakti që këto të dhëna publikohen 8 muaj me vonesë dhe unë nuk i shoh as në nivel qarku, i shoh të dhëna në nivel Kombëtar, për mua janë totalisht të manipuluara e jo të sakta.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco