VIDEO/ Maho: INSTAT ka mospërputhje shifrash, në Shqipëri çdo 2 banorë kanë nga një banesë

15:43, 28/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 15.00 në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të folur mbi statistikat e publikuar nga INSTAT ishte gazetari, Armand Maho.

Maho është shprehur se shifrat e publikuara nga INSTAT nuk janë shumë të besueshme pasi ka mos përputhje të tyre pasi banesat në raport me popullsinë i bie që 2 banorë e gjysmë kanë një banesë kur sot çmimi për m2 është gati 2 mijë euro.

"2.4 milionë banorë në Shqipëri më duket një shifër e fryrë, pasi po të shikosh fshatra dhe qytete që janë zbrazur totalisht. Vetëm në BE janë dhënë rreth 800 mijë leje qëndrimi dhe nuk e di se ku i gjen INSTAT këto shifra që publikon.

Vetëm në Tiranë janë dhënë 9 milion metra katror ndërtim që i bie rreth 100 mijë banesa, unë s’di që INSTAT të ketë ardhur në shtëpi për të na regjistruar dhe shifra që 795 mijë familje jetonin në 1 milionë banesa sipas INSTAT i bie që 2 banorë jetojnë në çdo shtëpi, prapë nuk dalin çmimet.

Nëse këto shifra janë reale atëherë çmimi  nuk do të ishte 2 mijë euro për  m2 por diku ke 400-500 euro. Ne flasim që ne sot nuk kemi mundësi të blejmë një shtëpi dhe ata na e paraqesin si fushë me lule."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco