‘Kanë para për konçensione, jo për kimioterapi’/ Zheni Gjergji: Hetimet të thellohen, krimi në shëndetësi nis nga Rama

15:40, 28/06/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji e ftuar në edicionin e mesdites me Arnold Karriqin në Syri Tv, ka folur për skandalin e bujshëm te Onkologjiku, ku shprehet se 'ky krim mban emrin e Ilir Beqajt, Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës'.

Gjergji i bën thirrje SPAK të kryejë hetim të thellë pasi, sipas saj,  përgjegjësit e vërtetë janë i gjithë sistemi shëndetësor.

“Sistemi ynë shëndetësor po vuan prej 11 vitesh klientelizmin e tij. Prej ditësh kam bërë thirrje që SPAK duhet ta çojë hetimin deri në fund. Përgjegjësit e vërteë duhet të shkojnë përpara drejtësisë. Duhet të kemi thellime të hetimeve  sepse ky nuk është vetëm faji i mjekëve por është faj edhe i gjithë sistemit shëndetësor. Si deputetë të partisë demokratike por dhe si kryetare e komisionit të shëndetësisë kemi gati 3 vite që ngremë alarme për mungesë të medikamenteve në spitalin Onkologjik apo dhe Onkohematologjik te Pediatria dhe asnjëherë zëri ynë në Parlament apo në seanca nuk është dëgjuar.

Ky është krim në shëndetësi i cili nuk ka vetëm emrat e mjekëve por ka emrin e Ilir Beqajt, Ogerta Manastirliut , ka emrin e Edi Ramës sepse kjo situatë është e vazhdueshme në këto 11 vite. Janë gjetur para për konçensionet, marrin 50 milion euro në vit dhe nuk gjenen para për kimioterapitë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco