'A është më Kryemadhi, anëtare e Partisë së Lirisë?' - Ja si përgjigjet Ilir Meta

'A është më Kryemadhi, anëtare e Partisë së Lirisë?' - Ja si përgjigjet Ilir Meta

13:55, 28/06/2024
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhënë të premten në mesditë në selinë e PL.

Pyetje: Z. Meta, a është më zonja Kryemadhi, anëtare e Partisë së Lirisë, apo pamundësia për të jetuar nën një çati e ka bërë të pamundur ndenjjen në një seli?

Ilir Meta: Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen në ato politike. Cilido që pranon programin e Partisë së Lirisë, respekton statutin e saj, që punon për pesë prioritetet e saj është në Partinë e Lirisë dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL, por t’i bashkohet PL-së si shpresë e madhe për të prishur këtë model ekonomik që shkatërron shtresën e mesme, që varfëron shqiptarët e thjeshtë dhe pasuron një klientelë vetëm rreth Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco