VIDEO/ Blushi: Vetëm SPAK nuk i sheh këto prova krimi, ja ku është hajduti, pse nuk e arrestojnë

11:56, 28/06/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij në protestën tek bashkia e Tiranës.

‘Hiqni dritat, por zërin e opozitës nuk e fikni dot.

Të dashur qytetarë të Tiranës, sot ne jemi në luftë me këtë narkoshtet, me Erion Veliajn dhe Edi Ramën, dy simbolet më të zeza të  korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

Këto zyra shteti janë kthyer në strofullat më të sigurta të krimit, sepse kanë mbështetjen e Erion Veliajt, i cili edhe sot u faktua se është ortak me të dënuarit për trafik droge.

Vetëm SPAK nuk i sheh këto prova krimi në çdo qoshe të Tiranës.

Ja ku janë kullat, ja ku është hajduti, pse nuk e arrestojnë. Sepse arsyeja është e thjeshtë, sepse vetëm një herë të vetme në jetën e tij, Erion Velaij u tregu i sinqertë duke i konsideruar kolegë hetuesit e SPAK.

Në fakt ata janë partnerë në krim, se nuk mund të mbyllësh sytë kur e gjithë bota flet opër krimin dhe korrupsion në Tiranë, ku të gjithë gazetarët e pavarur në botë, flasin për krimin e organizuar dhe denoncojnë lidhjet e Erion Veliaj dhe Ramës me krimin.

Ne sot jemi në betejë dhe këta mafiozë e kriminelë, do të marrin përgjiigjen në çdo strofull kudo që të fshihen.

Askush nuk i shpëton dot nga zemërimi popullor’, tha ndër të tjera, Tedi Blushi.

PROTESTA LIVE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco