Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Kriza e shpopullimit, APC: 478,245 shqiptarë janë të larguar me dokumente të rregullta

Kriza e shpopullimit, APC: 478,245 shqiptarë janë të larguar me dokumente të rregullta

09:16, 28/06/2024
A+ Aa A-

Në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet me sfida të mëdha demografike dhe territoriale, të shkaktuara nga një shpopullim i frikshëm, Albanian Policy Center ka organizuar një Tryezë Kombëtare me ekspertë të fushave të ndryshme për të adresuar këto çështje kritike dhe për të propozuar rrugëzgjidhje konkrete, si dhe ka prodhuar një raport studimor, bazuar mbi të dhënat e Eurostat dhe Qeverisë Britanike.

Disa nga të dhënat shqetësuese më të rëndësishme që dolën gjatë punës kërkimore:

* Janë 478,245 të larguar me dokumente të rregullta

* 191,670 persona nga viti 2014-2023 kane kërkuar azil në vendet e BE-së

* 311,650 individë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së

* Janë 12,301 shqiptarë të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet anijeve të vogla vetëm në vitin 2022, sipas një raporti të vitit 2023 të Parlamentit Britanik. Në vitin 2020, një vit pandemie, 50 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, ndërsa vitin pasardhës ishin 800.

* Në vitin 2019, Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar thoshte se ka dy herë më shumë shqiptarë që hyjnë ilegalisht në vend përmes porteve të saj se çdo kombësi tjetër. Një raport i vitit 2017, përmend se “shqiptarët kapen duke hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se çdo kombësi tjetër”

Të gjithë këto të dhëna nga institucionet ndërkombëtare tregojnë se në Shqipëri janë aktualisht më pak se 2 milionë banorë.

Albanian Policy Center, nëpërmjet ekspertëve të saj jep ne raport rekomandime dhe propozime për adresimin e kësaj plage të shoqërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco