‘Bardhi dhe Gjekmarkaj, llumi i demokratëve’/ Nënkryetari i PD i përgjigjet Bashës në Çim Peka Live

22:30, 27/06/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, nga studio e Çim Peka Live në SYRI TV, i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës në një studio tjetër, se Bardhi dhe Gjekmarkaj janë llumi i demokratëve.

Gjekmarkaj theksoi se Basha i ka çuar demokratët nga humbja në humbje dhe çfarë iu ka bërë ky është në sy të të gjithë shqiptarëve.

‘Ne jemi këtu falë gjërave që ka bërë ai ndër vite dhe po vuajm këto pasoja dhe bëjmë këto diskutime se do ishim në pushtet duke qeverisur Shqipërinë shumë më mirë se këta që qeverisin sot’, u shpreh Gjekmarkaj.

Debati në studio: 

Peka: Basha sapo ka deklaruar se Bardhi e Gjekmarkaj e kompani janë aty vetëm për karrigen e tyre dhe ata janë llumi i demokratëve. Beteja ime sapo ka filluar!

Gjekmarkaj: A mendon se duhet ta komentoj? Ai i ka çuar demokratët nga humbja në humbje. Agron Gjekmarkaj ka 3 vite deputet i PD s’kam pasur kurrë ndonjë pushtet dhe nuk e di çfarë i kam gënjyer demokratët apo çfarë të keqe u kam bërë demokratëve, në një kohë që çfarë iu ka bërë ky është në sy të të gjithë shqiptarëve. Ne jemi këtu falë gjërave që ka bërë ai ndër vite dhe po vuajm këto pasoja dhe bëjmë këto diskutime se do ishim në pushtet duke qeverisur Shqipërinë shumë më mirë se këta që qeverisin sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco