Skandali tek Onkologjiku/ Mediu: Ky sistem prodhon korrupsion! Dervishi: Tragjedi e paralajmëruar

Skandali tek Onkologjiku/ Mediu: Ky sistem prodhon korrupsion! Dervishi: Tragjedi e paralajmëruar

21:23, 27/06/2024
A+ Aa A-

Problem të organizimit e funksionimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri, e cilësoi kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, skandalin e fundit korruptiv të Onkologjikut.

Në studion e Debatit më Alba Alishanin, ai tha se ky sistem prodhon korrupsion dhe papërgjeshmëri dhe kërkohet një analizë e qartë e funksionimit të tij si në shtet dhe në privat.

“Nuk është çështje mjekësh, por problemi është në mënyrën e organizimit e funksionimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri që ka treguar se nuk është funksional dhe prodhon korrupsion, paaftësinë e papërgjegjshmërinë. Kemi një raport jo të drejtë të spitaleve private e shtetërore dhe ëpr të vazhduar më tej për barnat e domosdoshme. Është çështje e funksionimit të ssitemit, qoftë edhe ligjor, pastaj të implementimit, por nuk do të doja të bëja fajtor dikë, por për fatin e keq kjo po ndëshkon edhe mjekët e mirë. Nuk duhet parë si moment i shkëputur, kërkohet një analizë e qartë e funksionimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri si publik e privat”.

Mediu solli shembullin e Turqisë që ka bërë një transformim radikal në shëndetësi, apo shembullin e Italisë sa i përket urgjencës dhe tha se sisteme të tilla funksionale duhet të implementohen edhe në vendin tonë në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimin  minimal.

“Turqia bëri një transformim radikal në kohë e Turgut Ozal. Ne nuk duhet të bëjnë arnime, duhet të marrim një sistem funksional shëndetësor ta implementojmë nga a- te zh dhe të mos e lëmë në dorë të subjektivitetit të mjekëve apo interesave në fushën e mjekësisë në fushën e biznesit dhe t’u japim shqiptarëve atë shërbim minimal për të garantuar ndërhyrjen apo mbështetjen e parë, se jeta është mbi gjithçka. Marrëdhënie binjakëzimi me Italinë apo vende të tjera mund të ishin shembuj që i shërbejnë një funksionimi më të madh. Duhet të përpiqemi t’i implementojmë drejt dhe paratë e buxhetit të shkojnë jo për pazare korruptive për pacientët e shërbimet që kanë nevojë”.

Për analistin Lutfi Dervishi, skandali i Onkologjikut është një tragjedi e paralajmëruar, ndërsa nuk sheh distancim nga mjekët e tjerë. Ai thotë se nëse nuk nxirren mësime kjo do të përsëritet më keq.

“Tragjedi e paralajmëruar. Raste janë bërë publike me vite, por duhet lokalizuar e keqja dhe duhen nxjerrë mësime. Mjekët e përfshirë në këtë gjë, duhet të mos e ushtrojnë më këtë profesion. Nëse bëhet operacion i panevojshëm është krim, është tentativë për vrasje. Është e tmerrshme si mund të heqësh ilaçin pacientit. Është çmenduri, thirrje për komunitetin e mjekëve, nuk janë të gjithë njëlloj. Mund të ketë dele të zeza, por nuk shoh një distancim. Nëse është premtuar shëndetësia falas, nuk mund të ndodhë që vdekja të ketë kosto kaq të lartë. Ka humbur kuptimi i fjalës njerëzillëk, dhe nëse nuk nxjerrin mësime do ta përsërisin në formë më të tmerrshme. I vetmi presion mbetet ai i turmës në rrjetet sociale. Është e paimagjinueshme ta trajtosh tjetrin kaq pa dinjitet. Mjekët nazistë bënin eksperimente. Historia është e pështirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco