Rrëzimi i vendimit për tatimin ndaj profesioneve të lira/ Xhaferri: Më në fund GjK me një vendim në interes të shqiptarëve

Rrëzimi i vendimit për tatimin ndaj profesioneve të lira/ Xhaferri: Më në fund GjK me një vendim në interes të shqiptarëve

19:47, 27/06/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me rrëzimin e vendimin për tatimin ndaj profesioneve të lira.

“Vetë Gjykata Kushtetuese lë të kuptojë se kjo taksë ishte në kufijtë e haraçit me ligj, teksa argumenton se nuk u respektua parimi i sigurisë juridike si dhe parimi i proporcionalitetit.

Në vendim Gjykata Kushtetuese argumenton se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla”, shkruan Xhaferri ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

“Haraçi për profesionet e lira, Kushtetuesja nën trysninë e protestave  qytetare rrëzon ligjin!

Në një kohë kur opozita  dhe qytetarët janë ngritur në protesta kundër Bandës 5D, kundër grupeve kriminale që operojnë në QSUT dhe kundër taksës për profesionet e lira, Gjykata Kushtetuese më fund doli në një vendim në interes të shqiptarëve, duke rrëzuar taksën 15% për profesionet e lira.

Vetë Gjykata Kushtetuese lë të kuptojë se kjo taksë ishte në kufijtë e haraçit me ligj, teksa argumenton se nuk u respektua parimi i sigurisë juridike si dhe parimi i proporcionalitetit.

Në vendim Gjykata Kushtetuese argumenton se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.

Ky vendim është një fitore për profesionistët e lirë dhe një leksion se betejës për të drejtat e tyre duhet t’i qëndrojnë vetë në ballë.

Kjo qeveri veç oligarkëve që i majm me tendera nuk kursen askënd në emër të babëzisë dhe ligji për tatimin mbi profesionet e lira kishte vetëm një objektiv, amortizimin e gropës financiare që kanë hapur vjedhjet  e modelit 5D që implementon sekti i Rilindjes.

Partia Demokratike ashtu si në këtë betejë do të jetë në krah të profesionistëve të lirë, pasi ne jemi forca politike që besojmë të sipërmarrja dhe jo tek mitmarrja.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco