Skandali te Onkologjiku/ Koka: Individi që denoncoi e hoqën nga puna, kolegët mbyllën gojën! Rama, hajdut ordiner

Skandali te Onkologjiku/ Koka: Individi që denoncoi e hoqën nga puna, kolegët mbyllën gojën! Rama, hajdut ordiner

18:06, 27/06/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për skandalin te Spitali Onkologjik, ku pacientët me sëmundje të rëndë, liheshin pa vizita, mjekime dhe ilaçe.

Sipas Kokës, ky sistem që është ngritur jo vetëm në shëndetësi është një sistem që përjashton individin që denoncon si në rastin e aparaturës së kobaltit e cila kishte 18 herë më shumë rrezatim nga norma e lejuar dhe kjo u denoncua nga mjeku i cili përfundoi i përjashtuar nga puna.

‘Edhe sistemi por edhe individët që punojnë brenda, kolegët e vetë, që thoshte ‘mos heshtni se do e persojmë vetë’ dhe këtë personin e hoqën nga puna dhe të tjerët mbyllën gojën’, u shpreh Koka.

Gjithashtu Koka u ndal edhe te kryeministri, duke theksuar se Rama është një delenxhi dhe një hajdut ordiner.

Koka: Ky është përjashtimi i individit, i individit që denoncon. Edhe sistemi por edhe individët që punojnë brenda, kolegët e vetë, që thoshte ‘mos heshtni se do e persojmë vetë’ dhe këtë personin e hoqën nga puna dhe të tjerët mbyllën gojën.

Kryeministri një delenxhi që mjer ne që e kemi. Problemi është se mirë delenxhiu por këta mjekët që kanë dinjitet. Delenxhiu është një hajdut ordiner.

Asgjë nuk i ndodh një populli rastësisht.

Një populli që nuk i dhimbset vetja është një popull që meriton fatin që ka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco