Klodian Tomorri: Si u ble aparatura e kobaltit, një teknologji që besohet se ka vrarë njerëz për shkak të rrezatimit

Klodian Tomorri: Si u ble aparatura e kobaltit, një teknologji që besohet se ka vrarë njerëz për shkak të rrezatimit

17:55, 27/06/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke diskutuar në lidhje me skandalin e Onkologjikut, ka akuzar ministrinë se e di shumë mirë se çfarë ndodh nëpër spitale, por nuk reagon.

Sipas Tomorrit, a ka një qeveri të ndërgjegjshme që shkon e blen teknologjinë e kobaltit, që nuk përdoret prej dekatash në Europë.

‘Ministria di çdo gjë. Atë justifikimin, se nuk dinim asgjë, e përdorin vetëm kur kapen në skandal. Është një praktikë që ndodh kudo në të gjithë aparatin qeverisës.

Inceneratorët, nuk di gjë Rama edhe pse ka kaluar 17 vendime në një ditë, ka kaluar buxhetin miliona, por nuk ka ditur gjë ky.

Ndodh skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk di gjë ministrja. Ndodh në ministrinë tjetër, nuk di gjë ministri.

Sot për shkak të këtyre probleme kaq të mëdha që ka sistemi publik, e keni parë ju se çfarë ndodh në Tiranë, në çdo cep pallatesh që bëjnë operacione. Është një tmerr që vrasin njerëz. Ke dhomë e kuzhinë që bëjnë operacione.

Është i gjithë sistem i rënë i shkltërruar.

E kanë çuar këtë me vullnet të plotë. E kanë çuar këtë me dijeninë e tyre në këtë situatë.

A ka qenë në dijeni ministria se çfarë aparature që kanë marrë në 2020. Si është marrë ajo. A e bën një mendje racionale dhe një qeveri e përgjegjshme atë gjë. Një teknologji të cilën mjekët po na thonë se ka dekada që nuk përdoret në Europë, që ka pasoja të tmerrshme në shëndet. Që mund të ketë vrarë njerëz dhe me siguri ka vrarë sepse po thonë që norma e rrezitimit ka qenë 20 herë më e lartë’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco