SYRI TV/ Bleu pajisjen skarco të kobaltit, Rama e shiti si sukses blerjen e pajisjes

17:17, 27/06/2024
A+ Aa A-

Pajisja e kobaltit që është stërmullari i skandalit në Spitalin Onkologjik fakton përfshirjen e qeverisë si pjesë e kësaj skeme. Kjo pajisje edhe pse u ble miliona euro nuk u vu asnjëherë në punë edhe për faktin se përdorimi I saj ishte nxjerrë nga Qarkullimi për shkak të rrezatimit të lartë dhe se rrezikonte jo vetëm jetën e pacientëve por edhe të mjekëve. Por kjo blerje, u shit si sukses nga vetë kryeministri Edi Rama në vitin 2020, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë që prej asaj kohe u hakmorr ndaj çdo mjeku që e denonconte.

SYRI TV

Teksa për skandalin në spitalin Onkologjik janë marrë nën hetim mjekë dhe punonjës, pajisja e Kobaltit që përdorej për kimoterapi dhe që nuk u vu kurrë në punë, fakton përfshirjen e qeverisë në skandal. Qendra Spitalore Universitare bleu pajisjen e Kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje në vitin 2020, e cila përdor rrezet gama të prodhura nga kobalti -60 për trajtimin e tumoreve. Kjo pajisje u ble nga spitali onkologjik, në një kohë që në shumë vende të botës kjo teknologji ishte nxjerrë nga përdorimi. Blerja e një pajisje që po del nga qarkullimi nga QSUT dhe lënia e saj jashtë kushteve të sigurisë tregon për mangësi të thella në administrimin dhe menaxhimin e qendrës spitalore me të madhe në vend. Madje nga hetimet e prokurorisë janë zbardhur edhe detaje, që tregojnë drejtuesit e QSUT dhe të miistrisë u hakmorrën ndaj mjekut të spitalit onkologik që kundërshtoi përdorimin e një pajisje të tillë, për shkak të rrezikshmërisë së kësaj pajisje. Në vitin 2020, kur kjo pajisje sapo ishte blerë, ndonëse spitalet në botë e kishin nxjerrë jashtë përdorimit, kryeministri Edi Rama në rrjetin social facebook e shiste si sukses përdorimin e një aperture të rrezikshme për jetën e pacientëve me tumor por edhe të stafit mjekësor.

Vetëm kush ka qenë aty e di mirë ç’do të thotë spital dhe aparaturë e duhur. Dikur në onkologjik përdorej aparatura e vjetër e kobaltit (që edhe kur punonte, më shumë dëmtonte pjesët e shëndosha të trupit sesa trajtonte pacientin). Sot 2 Akseleratorë Linearë ultra modernë janë në funksion të plotë.

Këtë deklaratë, të kryeministrit Edi Rama, e denoncoi zëdhënsja e Partisë Demokratike Floriana Garo, e cila tha këtë të enjte se aparatura e kobaltit ka helmuar me rreze radioaktive pacientë e staf spitalor.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco