FOTO/ Kur Rama krenohej me aparatin e kobaltit, 18 herë më rrezatues se normalja

FOTO/ Kur Rama krenohej me aparatin e kobaltit, 18 herë më rrezatues se normalja

09:58, 27/06/2024
A+ Aa A-

Nuk u vu në punë asnjëherë, për shkak se nuk u gjet vendi i duhur ku duhej të ishte, sepse rrezatimi që ai lëshonte ishte 18 herë më i lartë se normalja, por edhe për shkak se munguan gjithmonë njerëzit për ta përdorur.

Bëhet fjalë për aparatin e kobaltit me të cilin Edi Rama krenohej duke bërë propagandë në vitin 2020, kur shqiptarët ende ishin të kapluar nga Kovidi dhe kriza ekonomike sapo kishte filluar.

Por skandali i plasur ditët e fundit në Spitalin Onkologjik, risolli në vëmendje propagandën e Ramës me aparatin e kobaltit që duhej të shërbente për pacientët me kancer, por që kurrë nuk u shërbeu atyre.

Ishte 4 shkurti i vitit 2020, kur Rama do të postonte në faqen e tij në Facebook, propagandën e radhës.

Image

'Deri dje në Spitalin Onkologjik kishte vetëm një aparaturë prehistorike me kobalt, sot ka dy akseleratorë linearë të teknologjisë së fundit, si në çdo spital europian ku kurohen të sëmurët me kancer. Vetëm kush nuk do që të shikojë nuk e sheh ndryshimin epokal që vazhdon në shëndetësi', shkruante Edi Rama në postimin propagandë të tij.

Me instalimin e akseleratorëve është arritur reduktimi i radhës së pritjes, nga 10 javë në dy deri në tri javë, që është mesatarisht koha për pacientët që duhet të kryejnë radioterapinë sipas protokollit, vijonte më tej propaganda e qeverisë, por që nuk u bë kurrë realitet për pacientët që vuanin nga kanceri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco