SYRI TV/ Legalizimi i pronave në këmbim të votës, ish-kreu i Aluizni-t Artan Lame 2 orë në SPAK

22:00, 26/06/2024
A+ Aa A-

Për gati 2 orë është marrë në pyetje nga prokuroret e SPAK ish kreu i Aluizni-t Artan Lame sa i takon dosjes së legalizimit të pronave në këmbim të votës. Në dalje të SPAK, Lame tha se është pyetur për këtë dosje si person që ka dijeni. Emri i tij është përfshirë në këtë çështje pas skandalit të audiopërgjimit ku Lame udhëzonte vartësve të tij që të mashtronin 100 mijë qytetarë dhe ti premtonin për legalizimet e banesave të tyre deri sa të mbaronin zgjedhjet.

SYRI TV

Ish kreu i i ALUIZNI-t Artan Lame është paraqitur në SPAK dhe prej gati 2 orë është marrë në pyetje nga prokurorët. Sipas burimeve, Lame është thirrur në lidhje me një dosje që po heton SPAK sa i takon legalizimimit në këmbim të votave në zgjedhjet lokale të 2019. Në dalje të SPAK në një prononcim të shkurtër për gazetarët Lame ka thënë se është marrë në pyetje si person që ka dijeni për çështjen.

Në lidhje me këtë dosje janë vënë në pranga një ish-punonjes i Aluiznit dhe një ish-kryeplak. Ndërkohë në media, në prill të vitit 2021 u publikua një audiopërgjim me protagonist drejtorin e atëhershëm të Kadastrës, Artan Lame. Në këtë audiopërgjim dëgjohej Lame që u kërkonte vartësve që të mashtrojnë qytetarët për legalizimet deri sa të mbarojnë zgjedhjet. Lame shprehej se “rezultojnë 100 mijë ndërtime të cilat kanë aplikuar për legalizim, por s’mund ta marrin të drejtën dhe janë të paligjshme”. Ai i udhëzonte punonjësve të mos reagonin dhe të mos u thonë të vërtetën pronarëve të objekteve qe nuk përfitonin legalizimin deri në momentin që të kalojnë zgjedhjet, në të kundërt “i kemi hedhur direkt mish për top për kundërshtarin” shprehej ai duke nënkuptuar se Partia Socialiste do te kishte humbje elektorale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco